E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Mandatet e deputeteve si ne 2009. PS: Zgjedhjet e pavlefshme Rozeta Rapushi

Mandatet e deputeteve ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, do te ndahen njesoj si kater vite me pare. Mazhoranca miratoi ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve edhe pse me debate, propozimin e relatorit Edi Paloka, qe edhe ne keto zgjedhje te perdoret skema e zgjedhjeve parlamentare, e vitit 2009. Por nje vendim i tille shkaktoi debate te ashpra, ku deputetet socialiste akuzuan se qe tani po i vihet njolla ketyre zgjedhjeve. “Me kete vendimmarrje qe po beni, me kete njeanshmeri, po i jepni qe ne fillim njollen ketyre zgjedhjeve. Keto zgjedhje jane automatikisht te pavlefshme. Keto jane te paligjshme, sepse mandatet kane nje parim, mandatet perfaqesojne numer te barabarte zgjedhesish. Kuvendi po luan si kasap politik per interesa te njeres pale”, - u shpreh ashper deputeti socialist, Damian Gjiknuri. Por sipas relatorit demokrat, Edi Paloka, eshte detyrim i parlamentit te beje ndarjen e mandateve. KQZ, pjesa e opozites, nuk ka pranuar ta beje kete detyre. “Une kam propozuar te marrim per baze mandatet e vitit 2009 dhe te ecim me kete ndarje”, - theksoi ai. Debatet u zhvilluan pas nje diskutimi te gjate ne komision, ku raportuan per kete ceshtje edhe Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi dhe nenkryetari Denar Biba. Pas tre ore diskutimi, Lefteri Lleshi dhe Denar Biba, vetem kane konfirmuar para deputeteve ndasine mes tyre per menyren e zgjidhjes se mandateve. “Puna ime eshte qe te marre nje vendim dhe t’ua sjell juve mbi tavoline, ju pastaj zgjidheni nese ka vdekje, lindje, shtesa apo jo te popullsise. Nuk e rimarrim dot, ta rihedhim prape si ceshtje ne KQZ, per mua eshte e ezauruar”, - tha Lleshi. Ajo sqaroi edhe ne lidhje me shkresen e drejtuar Kuvendit, qe t’i jape drejtim ngercit ne KQZ. Sipas Lleshit, administrata e KQZ iu drejtua Kuvendit ne kushtet, kur ndarja e mandateve nuk u votua ne komision. Por sipas nenkryetarit Biba, KQZ te mblidhej menjehere qe dje, per te vendosur per kete ceshtje. Sipas tij, parlamenti nuk mund te pranoje te vihet ne levizje nga nje shkrese qe sic tha ai, nuk mban firmen as te kryetares as te nenkryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne keto debate nderhyri edhe Paloka, i cili sqaroi pozicionin e Kuvendit. “Ne ushtrimin e kompetences se caktimit te mandateve per cdo zone zgjedhore, Kuvendi nuk mund te marre dhe as te zevendesoje rolin dhe funksionet e KQZ-se. Per pasoje, rruga e vetme mbetet miratimi i vendimit te caktimit te mandateve duke u bazuar teresisht ne ndarjen e mandateve per cdo zone zgjedhore te bere nga Kuvendi, per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Per kete qellim paraqitet projektvendimi perkates dhe qe eshte i njejte me ate qe ka miratuar Kuvendi ne vitin 2009”, - u shpreh Paloka. Nderkohe qe nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ritheksoi faktin se nje vendim i tille, eshte nje precedent i rrezikshem per vendin dhe nuk duhet te ndermerret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›