Topalli: Integrimi rajonal, i rëndësishëm për atë Europian
TIRANË- Kryediplomati i Malit të Zi në Shqipëri ambasadori, Zeljko Perovic përfundon mandatin e tij pas katër vjetësh dhe largohet nga Tirana.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se në takimin me kryeparlamentaren, Ambasadori Perovic tha se ka vend për të thelluar më tej shkëmbimet tregtare mes dy vendeve si edhe në fusha me interes të ndërsjelltë si turizmi.
“Infrastruktura e re rrugore Shkodër-Hani i Hotit-Ulqin e më tej po afron më shumë jo vetëm Malin e Zi me Shqipërinë, por edhe po i shërben integrimit të vendeve të rajonit me njëri-tjetri”,- është shprehur Perovic.
Për kryeparlamentaren Topalli, ky integrim rajonal është shumë i rëndësishëm dhe thelbësor për integrimin europian.
Kryetarja e Kuendit theksoi se ekziston i gjithë vullneti për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, parlamentare dhe veçanërisht ekonomike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
(el.me/BalkanWeb)