E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: 21 janari na penalizoi, 8 maji, nje shans per integrimin

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto, deklaron se akuzat e hedhura ne raporton e Dick Marti per trafik organesh gjate luftes se Kosoves, do te eliminohen shume shpejt, pas hetimeve qe autoritet nderkombetare do te bejne per kete ceshtje. Ne nje interviste dhene Radio Televizionit te Kosoves (RTK), Haxhinasto thekson se ka pasur nje amplifikim te ketij raporti nga media nderkombetare. Lidhur me situaten ne vend, ai shprehet se pas 21 janarit, menyra me e mire per te permiresuar imazhin dhe avancuar me integrimin e vendit eshte zhvillimi i zgjedhjeve dhe futja e opozites ne rruge konstruktive.
Desha t'ju pyes fillimisht lidhur me ngjarjen e fundit, perkatesisht konstituimin e institucioneve te Kosoves, te dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Si e keni pare ju kete proces ne shtetin e ri te Kosoves ?
E kam ndjekur me shume vemendje dhe perfitoj nga rasti te rishpreh kenaqesine time qe ky proces demokratik u kurorezua ne menyre te suksesshme me konstituimin e te gjithe institucioneve kushtetuese te dala nga zgjedhjet e dhjetorit te vitit te kaluar. Tani, sigurisht qe eshte e rendesishme qe gjithe institucionet e zgjedhura te angazhohen per te perballuar sfidat madhore qe ka Kosova, ne planin e brendshem: per zhvillimin e ekonomise, punesimin e qytetareve, ceshtje te tjera sociale, te integrimit te komuniteteve ne Kosove, por edhe per ceshtje te tjera qe kane te bejne me negociatat me Serbine, apo edhe me procesin e rritjes se njohjeve te pavaresise se shtetit te Kosoves.
Ne fakt objektiv kryesor qe ka parashtruar klasa politike para vetes dhe institucioneve te reja eshte konsolidimi i pavaresise se shtetit te ri, por ky eshte objektiv dhe i diplomacise shqiptare, apo jo zoti minister?
Eshte absolutisht nje prioritet i rendesishem i politikes sone te jashtme qe te ndihmojme shtetin e ri te Kosoves ne konsolidimin e tij, ne rritjen e numrit te njohjeve por jo vetem kaq. Shteti i ri i Kosoves duhet ndihmuar per t'u integruar ne te gjithe nismat rajonale, per t'u anetaresuar ne te gjithe institucionet rajonale dhe nderkombetare, te natyres se sigurise apo te bashkepunimit ekonomik.
Nderkohe homologu juaj Enver Hoxha, ne nje nga mbledhjet e para te qeverise se Kosoves ka parashtruar nje axhende mjaft dinamike per sa i perket lobimit per njohje te reja. Ne c'koordinata veprimi eshte Prishtina dhe Tirana ne kete plan?
Ne kemi qene ne nje koordinim shume te ngushte, besoj keshtu do te jete edhe ne te ardhmen, une shpreh kenaqesine per emerimin e zotit Hoxhaj ne krye te diplomacise, pasi kam njohje te hershme me te. Sigurisht kemi nje sere ceshtjesh qe duhet t'i realizojme ti koordinojme me mire me qellim qe te arrijme ne nje dinamike te re ne njohjet e pavaresise se Kosoves. Une jam shume i kenaqur dhe me vijne sinjale shume pozitive per njohjen se shpejti nga shtete te ndryshme per pavaresine e Kosoves.
Keto njohje do te ndodhin para se te filloje dialogu Prishtine-Beograd, apo do te jene te mevonshme?
Procesi i njohjeve nuk eshte shume i lidhur me procesin e dialogut midis Kosoves dhe Serbise, jane axhenda te caktuara qe shtete te ndryshme i planifikojne sipas menyres se tyre kushtetuese dhe nuk kane lidhje fare me dialogun politik.
Zoti minister si e keni pare dinamiken e bisedimeve te pritshme Prishtine-Beograd tashme kur BE ka vendosur ndermjetes zotin Kuper, ndersa ne krye te delegacionit te Kosoves do te jete zevendeskryeministrja Edita Tahiri. Si e shikoni ju kete fillim dialogu mes Prishtines dhe Beogradit, ne kohen kur ka mjaft hamendesime per keto qofte ne Prishtine qofte edhe ketu ne Tirane?
Mendoj se dialogu eshte nje proces i rendesishem i cili duhet te fokusohet para se gjithash ne ceshtjet e rendesise se perbashket te qytetareve te te dy shteteve. Sigurisht duhet te fokusohet ne ceshtje teknike dhe konkrete, une aty e shikoj vleren e ketij dialogu. Mund te jene hedhur ide se ne kete dialog mund te zgjidhen edhe ceshtje te statusit, por eshte shume e qarte per te gjithe ne, per te gjithe partneret nderkombetare, per SHBA-ne per Bashkimin Evropian, qe ceshtja e pavaresise se Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur tashme. Ajo qe ngelet eshte te zgjidhen ato ceshtje qe qendrojne varur midis qytetareve te dy vendeve per qellime, e theksoj edhe nje here, per qellime praktike, per ceshtje konkrete.
Ne Bruksel ka pasur zera se mund te bisedohet per te gjitha ceshtjet perfshire dhe statusin, ndoshta dhe prej faktit se ka disa vende te BE qe nuk e kane njohur ende Kosoven. Nderkohe qe Uashingtoni ka qene i prere se ceshtja e statusit dhe integritetit territorial te Kosoves nuk mund te kene kthim prapa. Si i shikoni ju keto divergjenca qe ekzistojne aktualisht midis Brukselit dhe Uashingtonit, ne ditet e fillimit te bisedimeve Prishtine-Beograd?
Nuk ka rezultuar asnje divergjence deri tani midis SHBA-se dhe Bashkimit Evropian per ceshtjen e statusit te Kosoves, kjo eshte nje ceshtje e mbyllur, nje ceshtje e cila nuk mund te rimerret ne asnje lloj formati bisedimesh midis dy vendeve.
Zoti minister, jemi ne prag te nisjes se ketyre bisedimeve, pasi pikerisht me 8 mars pritet te riformatohet axhenda mes Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel. Por pikerisht tani ndodh dhe nje ngjarje tragjike ne Frankfurt. Jane ngjarje qe ndodhin kur ka zhvillime me interes per Kosoven, por edhe per Shqiperine, sic ishte dhe rasti me raportin e Dick Martit, dy dite pas zgjedhjeve ne Kosove apo zhvillimet ne Shqiperi me 21 janar. A mendoni se performanca e faktorit shqiptar po cenohet pasi po goditet pikerisht ne momente te rendesishme?
Mendoj se rasti i Frankfurtit qe permendi ju eshte nje rast qe nuk duhet te kishte ndodhur. Une perfitoj nga rasti per te shprehur ngushellimet e mia per familjet e ushtarakeve te vrare, por gjithashtu dua te them se rasti sado fatkeq qe eshte nuk ka te beje aspak me popullin e Kosoves, me perfaqesuesit e saj, me ndjenjat qe ata kane ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por me nje vleresim me te gjere ndaj civilizimit, ndaj adoptimit te vlerave qytetare, ndaj vlerave evropiane te komunikimit e te jeteses. Eshte nje rast i vecuar do te thosha, nje rast i cili nuk perfaqeson aspak frymen e tolerances dhe aspiraten e popullit te Kosoves per te qene nje shtet evropian, per te qene nje shtet i cili ka perqafuar vlerat me themelore te civilizimit te qytetarise, qe jane paqja, toleranca e bashkejetesa. Per sa i takon asaj qe ju thoni qe ka nje seri ngjarjesh me imazh te caktuar per shqiptaret, mendoj se eshte e vertete qe ka pasur nje amplifikim, do te thosha te qellimshem dhe keqdashes nga disa media nderkombetare te ketyre ngjarjeve, apo raporteve, sic eshte raporti i Dick Martit. Mendoj se flluska qe eshte ngritur edhe ne mediat nderkombetare per sa i takon virtyteve, vlerave te shqiptareve ne rajon, do te eliminohet shume shpejt. Pretendimet e ngritura edhe ne raportin e Dick Martit do te bien shume shpejt. Menyra me e mire per t'i hedhur ato poshte, eshte te krijojme mundesine ashtu sic jemi duke e krijuar cdo dite, qe pretendimet te hetohen, deri ne fundin e tyre dhe te mos kete asnje pikepyetje per shqiptaret, te tregohet se ata jane qytetare evropiane, qytetare te cilet kane vlerat me themelore te bashkejeteses te tolerances dhe te paqes dhe te respektit, jo vetem midis etnise se tyre, por me gjithe kombet dhe etnite e tjera.
Ka nje pershtypje ne Kosove qe zhvillimet me te fundit ne Shqiperi ne 21 janar, paksa e kane sfumuar dhe zhvendosur vemendjen e Tiranes zyrtare ne proceset qe po kalon Kosova? Keto zhvillime ne fakt, c'pasoja mund te sjellin per faktorin shqiptar ne teresi, por edhe per shtetin shqiptar i cili eshte ne nje axhende dinamike per sa i takon integrimit ne Bashkimin Evropian. Si i keni pare ju ato?
Sigurisht ngjarjet e 21 janarit kane vendosur nje pikepyetje te madhe ne shpejtesine e procesit te integrimit te Shqiperise, pasi cdo lloj ngjarje politike qe ndodh mund ta ndaloje procesin e integrimit evropian. Mendoj se me e rendesishme eshte qe 21 janari e ka penalizuar perseri politiken, dhe ka krijuar nje konflikt dhe nje ndarje me te madhe midis forcave kryesore politike ne mazhorance dhe ne opozite, dhe mendoj se kjo nuk krijon kushtet e nevojshme qe te adresohen ato 12 prioritete, plotesimi i te cilave do ta beje Shqiperine nje vend kandidat ne Bashkimin Evropian. Eshte e domosdoshme qe per realizimin e ketyre 12 prioriteteve te kemi nje situate normale politike ne vend, qe do te thote: politika te realizohet brenda institucioneve dhe institucionet te realizojne detyrat e tyre kushtetuese. Dhe keto jane mendoj dy parimet ose dy standardet e domosdoshme qe duhet te realizojme, pra institucionet te kryejne detyrat e tyre kushtetuese dhe te respektohet Kushtetuta. Nese debati politik, aktiviteti politik realizohet si i tille, brenda institucioneve, duke pasur parasysh pergjegjesite kushtetuese qe ka edhe opozita ne kete proces, mendoj se do te kemi nje dinamike te re, nje shpejtesi te mire, te pranueshme, te procesit te integrimit te vendit. Nje moment shume i mire per procesin e integrimit jane zgjedhjet e 8 majit. Eshte e domosdoshme qe opozita te angazhohet ne kete proces ligjor, te ushtroje detyrat e saj dhe pergjegjesite e saj politike jo vetem ndaj qytetareve, por edhe pergjegjesite kushtetuese per te qene edhe ajo administratore e procesit te zgjedhjeve. Sigurisht politika nuk i sherben vetvetes, politika i sherben qytetareve, dhe qytetaret kerkojne qe ne zgjedhjet e ardhshme te zgjidhen perfaqesuesit me te mire, ato perfaqesues qe i sherbejne atyre me cilesine me te larte ne komunat dhe bashkite qe ka vendi.
C'mund te beje Tirana zyrtare, per te koordinuar veprimet me gjithe faktorin shqiptar ne rajon?
Mendoj se ka shume menyra per te koordinuar faktorin shqiptar ne rajon. Menyra me solide dhe me efikase, eshte qe gjithe faktori shqiptar ne rajon te perqafoje integrimin evropian si nje proces i te ardhmes se rajonit, dhe ne kete proces, secili faktor, ne secilin shtet ku jetojne, qofte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, por edhe ne Serbi, - ne Serbine e jugut e kam fjalen- te kuptoje qe kontributi i tyre ne shtetin ku ata jetojne, ne integrimin e procesit evropian eshte kontributi me i madh qe ata japin ne unifikimin e faktorit shqiptar ne rajon. Sigurisht qe menyra te tjera komunikimi jane ato qe tashme ekzistojne, qe jane komunikimi i vazhdueshem, shkembimet e shumta midis shoqerive tona, midis perfaqesuese politike, midis shoqerive civile, midis perfaqesuesve kulturore, pra e gjithe teresia e komunikimit shume intensiv qe ekziston midis faktorit shqiptar ne gjithe rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›