Tiranë, vetëhelmohet studentja nga Burreli

Një studente 20- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese, pas një ngrindje me të dashurin e saj.
Burime spitalore konfirmuan për RTV “Ora News” se viktima është identifikuar si Elona Zgjuni, me banim në Burrel.
Mësohet se 20-vjeçarja ka konsumuar gjysmë doze fotoksinë në ambientet e dhomës së konviktit në Qytetin Studenti.
Ajo është dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak ku ka ndërruar jetë rreth 3 orë pas mbërritjes.
Ndërkaq, mësohet se policia e kryeqytetit ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.