Demokristianet e Ndokes regjistrohen ne KQZ per 8 majin, "thyhet" bojkoti
Kur kane mbetur me pak se 20 ore nga afati ligjor per pranimin e regjistrimeve te partive politike ne garen elektorale, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, regjistrohet partia e pare opozitare, ajo Demokristiane. Diten e djeshme, se bashku me 10 parti te tjera politike, ne Komisionin Qendror Zgjedhor, u regjistrua edhe nje prej partive pjese e koalicionit te majte, Demokristiane e kryesuar nga Nard Ndoka. PDK u regjistrua ne KQZ, per te qene pjese ne garen elektorale te 8 majit, duke shenuar keshtu, thyerjen e pare te "bojkotit" nga ana e koalicionit te majte, ku kryeson Partia Socialiste. Nderkohe qe gjate dites se sotme, qe eshte edhe dita e fundit, ku ne baze te ligjit, KQZ pret kerkesen per regjistrimin e partive politike, pritet qe te regjistrohen edhe forcat e tjera politike ne opozite, si Partia Socialiste, ajo Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, qe jane parti parlamentare por edhe forcat e tjera qe bejne pjese ne koalicionin e majte. Zyrtarisht, protokolli i KQZ-se do te jete i hapur deri ne oren 24:00 te dites se sotme, per te pritur dorezimin e kerkesave per regjistrim. Ne te kundert, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, beri te qarte dite me pare, se asnje nuk do te dale mbi ligjin, Kodin Zgjedhor dhe se ai do te respektohet. Ne baze te Kodit Zgjedhor, afati i regjistrimit te forcave politike eshte 60 dite nga data e zgjedhjeve, qe eshte pra dita e marte 8 mars. Pra dita e fundit kur opozita do te pritet per tu regjistruar dhe te jete pjese e zgjedhjeve. Cka pritet te ndodhe, duke qene se sinjali u dha dje edhe nga regjistrimi i PDK-se ne keto zgjedhje. Deri me sot, socialistet kane vene 3 kushte per ngercin si listat e zgjedhesve, leternjoftimet dhe rikompozimin e KQZ-se. R. Rapushi