E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Albpetrol-i, privatizimi deshtoi Eglantina Nasi

Privatizimi i kompanise “Albpetrol” ka qene nje proces, i bazuar teresisht tek ligji. Edhe pse prej tij, nuk u siguruan dot 850 milione eurot e pritshme prej kompanise qe paraqiti oferten me te larte, apo nuk negociohet dot me me kompanite e tjera. Me nje cilesim te tille, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto, e ka mbrojtur kete proces gjate interpelances se djeshme ne parlament, e kerkuar nga deputeti socialist Erjon Brace. Duke shtuar se ky privatizim, ka patur si synim terheqjen e kapitaleve te huaja, si edhe aplikimin e teknologjive per rritjen e eficences se sektorit te naftes ne teresi. “Ligjerisht procesi i privatizimit te shoqerise “Albpetrol” sh.a. eshte referuar ne ligjin baze per privatizimin e sektoreve strategjike. I cili percaktonte se forma e privatizimit te saj do te ishte nepermjet tenderit te hapur nderkombetar dhe se formula e privatizimit do te ishte 100% e aksioneve”, sqaroi Haxhinasto. Per te vijuar me tej, me procedurat konkrete qe u zhvilluan gjate procesit ne fjale, mes te cilave, edhe ajo e deshtimit te konsorciumit “Vetro Energy PTE, LTD”, ne negocimin e kontrates. “Por edhe ne permbushjen e kerkesave te paraqitjes se provave te aftesive financiare dhe te vendosjes se garancise se kontrates, si edhe ne permbushjen e te gjitha kerkesave te tjera gjate negocimit te saj”, shtoi kreu i METE-s. Sipas tij, ne keto kushte, institucioni i METE-s filloi menjehere procedurat per terheqjen e garancise se ofertes te ketij konsorciumi, ne perputhje me percaktimet e legjislacionit ne fuqi. “Ne te njejten kohe, Ministria kerkoi nga konsulenti nje keshillim mbi menyren e vijimit te procedures se privatizimit, duke qene se situata e paraqitur ndodhte per here te pare”, sqaroi gjithashtu ministri Haxhinasto. Duke parashtruar me tej, se “aktualisht jemi ne kushtet qe asnje nga ofertat e paraqitura nuk eshte me e vlefshme dhe nuk mund te vazhdojne negocimet me ofertuesin e dyte dhe/ose te trete”. E ne nje situate te tille sipas tij, i eshte propozuar Keshillit te Ministrave ta mbylle proceduren e privatizimit te kompanise “Albpetrol” sh.a. Dhe duke garantuar se pas mbylljes se procedures se nisur, ceshtja e privatizimit te “Albpetrol”-it do te trajtohet ne perputhje me rregullat e vendosura nga legjislacioni ne fuqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›