Haxhinasto Barroso nuk e anuloi viziten
Shefi i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto nuk e pranon se mosardhja e presidentit te Komisionit Europian ne Tirane Jose Manuel Barroso eshte nje sinjal politik por thekson se eshte thjesht ceshtje teknike axhendale. Duke folur ne nje interviste ne radion Deutsche Welle zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem Haxhinasto deklaroi se vizita e kryekomisionierit Barroso eshte shtyre dhe nuk eshte anuluar. Dua te them se Shqiperia po kalon nje moment ku eshte e rendesishme qe te gjitha forcat politike te heshtin dhe te degjojne institucionet e pavarura. Mendoj se kjo perqasje institucionale ligjore ne kalimin e kesaj situate i ben nje testim shume te rendesishem funksionimit te gjithe sistemit demokratik ne Shqiperi. Kalimi me sukses i kesaj situate qe per mua do te thote qe te respektohen maksimalisht vendimet e institucioneve pra nese kjo do te ndodhe dhe une besoj se do te ndodhe do ta kualifikoje Shqiperine si nje vend ku logjika e ligjit logjika e Kushtetutes logjika e institucioneve te pavarura dominon mbi interesat dhe qellimet partiake per te perfituar politikisht per te arritur interesa afatshkurtra politike. Pra do te mbizoteroje logjika qe institucionet te cilat perfaqesojne ligjin rendin Kushtetuten dhe ne esencen e tyre edhe vullnetin e te gjithe popullit shqiptar jane ato qe prevalojne sot ne Shqiperi. Haxhinasto nga ana tjeter flet edhe per zhvillimet ne rajon ku polemizon si me Presidentin e Serbise Boris Tadic ashtu dhe me liderin e Vetevendosjes Albin Kurti. Ne lidhje me deklaraten e Tadicit Haxhinasto thekson se ajo qe dua te them eshte qe Shqiperia e Madhe nuk eshte pjese e axhendes se Republikes se Shqiperise as e shqiptareve ne rajon. Nderkaq ne lidhje me qendrimin e Kurtit ministri i Jashtem shqiptar deklaroi se duhet respektuar maksimalisht edhe vullneti i popullit te Kosoves i cili ne shprehjet referendare qe ka bere disa here ka kerkuar pavaresi nuk ka kerkuar bashkim me ndonje shtet tjeter. Prandaj nuk duhet te humbet kohe me projekte te tilla qe nuk u sherbejne para se gjithash qytetareve te Kosoves por u sherbejne pikerisht atyre qe duan te vendosin pikepyetje dhe te hedhin re te zeza mbi te ardhmen shume te qarte.