E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata paszgjedhore, Lidington takon Ramën

Ministri Britanik i Shtetit për Europën, David Lidington ka mbërritur në selinë rozë ku do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

I shoqëruar edhe nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mekiluam, ministri Lidington do të zhvillojë një takim pa praninë e mediave me kreun e PS-së Rama ku në qëndër të bisedës pritet të jetë situata paszgjedhore në Shqipëri.
 

Takimi i ministrit britanik të Shtetit për Europën Lidington vjen në kohën kur kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar asistencë ndërkombëtare për të zgjidhur situatën të tensionuar në Shqipëri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
 

Ndërkohë më herët Lidington u takua me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërkohë që në orën 12:00 do të takohet edhe me prokuroren e përgjithshme Ina Rama.
 
Ministri britanik i shtetit për Europën viziton për herë të parë Shqipërinë që kur ai u bë ministër në muajin maj, të vitit 2010.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›