Keshilli i Ministrave i BE-se voton propozimin qe rikthen vizat
Rikthehen vizat per qytetaret e Ballkanit Perendimor. Per momentin rreziku duket se ka ikur por nje propozim i fundit i Komisionit Europian ben te ditur se renia e murit europian te vizave Schengen i rene ne dy faza nga 2009 e 2010 per Serbine Maqedonine Malin e Zi Shqiperine dhe Bosnjen ishte nje akt aspak i pakthyeshem. Pikerisht sot ne Bruksel pritet votimi i ketij propozimi. Komisionerja Europiane per Punet e Brendshme suedezja Cecilia Malmstrm me 24 maj prezantoi kerkesen e vendosjes se nje klauzole sigurie qe synon qe ne rrethana te jashtezakonshme mund te rikthehet regjimi i vizave per qytetaret e nje vendi te trete. Mekanizmi i ri edhe pse nuk eshte cituar ne menyre eksplicite ben te qarte referimin per vendet e Ballkanit Perendimor qe me perjashtimin e Kosoves kane pare renien e murit te vizave vitet e fundit. Ky rregull eshte vene sic duket nga rreziku i ardhjes se nje numri te madh emigrantesh apo kerkuesish azil ne vendet e BE-se. Tashme aprovimi i ketij propozimi parashikohet te miratohet ne Keshillin e Ministrave te BE-se qe mblidhet sot ne Bruksel.