E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja le ne fuqi ligjin Antimafia konfiskohen pasurite kriminale

Gjykata Kushtetuese rrezon padine e Komitetit Shqiptar te Helsinkit kunder ligjit Antimafia te vitit 2010 duke lene ne fuqi paketen ligjore e cila parashikon sekuestrimin e pasurive te vendosura ose te perfituara me te ardhura nga veprimtaria kriminale. Me nje te saj nr. 4 nje dite me pare gjykata Kushtetuese shprehet se le ne fuqi ligjin e miratuar me 25 janar 2010. Nderkohe qe sipas Kushtetueses Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne cilesine e ankuesit per kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese nuk legjitimohet ne kete ankese. Ne vendimi e plote te Gjykates Kushtetuese verehet mes te tjerash se 1. Kuvendi i Republikes se Shqiperise ka miratuar ligjin nr. 10192 date 03.12.2009 Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise ligji objekt shqyrtimi. Qellimi i ketij ligji sipas nenit 1 eshte parandalimi dhe goditja ndaj krimit te organizuar dhe trafikimit permes konfiskimit te pasurise se personave te fituar si rezultat i veprimtarise se dyshuar kriminale. Ketij ligji i paraprin ligji nr. 9284 date 30.09.2004 Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar i cili eshte shfuqizuar nga ligji objekt shqyrtimi. 2. Kerkuesi Komiteti Shqiptar i Helsinkit KSHH me 10.02.2010 i eshte drejtuar me kerkese Gjykates Kushtetuese duke kerkuar shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten dhe Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut KEDNJ te ligjit objekt shqyrtimi dhe pezullimin e zbatimit te ligjit deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kerkuesit ligji objekt shqyrtimi bie ne kundershtim me Kushtetuten dhe KEDNJ-en mbeshtetur ne keto argumente - Shprehja dyshim i arsyeshem bazuar ne indicie parashikuar ne nenin 3 paragrafi 1 i ligjit nuk eshte ne perputhje me standardin dyshim i arsyeshem parashikuar ne nenin 27/2 shkronja c te Kushtetutes nenin 5/1 te KEDNJ-se dhe nenin 228/1 te Kodit te Procedures Penale KPP. Nje dyshim i bazuar ne indicie nuk mund te jete i arsyeshem. - Ky ligj shkel te drejten e prones te sanksionuar nga neni 41 i Kushtetutes dhe neni 1 i Protokollit 1 te KEDNJ-se ligjit i mungojne garancite ligjore per nje proces te rregullt ligjor duke cenuar te drejten e prones pasi ne menyre te paarsyeshme legjitimon hetimin gjykimin ose vendosjen e masave me karakter pasuror ndaj cdo biznesi ose qytetari ligji nuk parashikon asnje kriter ose kusht ligjor qe duhet te plotesoje kerkesa e prokurorit per konfiskimin e pasurise me qellim qe ajo te jete e pranueshme dhe e vleresueshme prej gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›