E drejta nderkombetare kushtet per lidhjen e marteses dhe perfitimet e regjimit pasuror

Projektligji si lidhen dhe zgjidhen martesat mes shtetasve shqiptare mes shtetasve shqiptare me te huaj apo mes shtetasve te huaj ne Shqiperi dhe shtetet e tjera
Qeveria ka miratuar dje ne mbledhjen e saj nje projektligj per te Drejten Nderkombetare ne te cilen percaktohen qartazi marredheniet e shtetasve shqiptare dhe shtetasve te huaj ne lidhje me ligjin shqiptar apo ligjin e shtetit ku jetojne dhe kane dyshtetesi marredheniet kontraktuale ajo familjare te prones dhe trashegimise si dhe aspekte te tjera ligjore. Ne nje dispozite te ketij projektligji percaktohen kushtet e lidhjes dhe zgjidhjes se marteses mes shtetasve shqiptare mes nje shqiptari dhe nje te huaje si dhe mes te huajve qe jetojne ne Shqiperi apo vendet e tjera. Ne baze te ketij projektligji i cili se shpejti pritet te kaloje ne Parlament per tu votuar dhe shnderruar ne ligj kushtet per lidhjen e marteses rregullohen nga ligji i shtetit shtetesine e te cilit ka secili prej bashkeshorteve te ardhshem ne kohen e lidhjes se marteses. Nese sipas ligjit qe duhet te zbatohet ne perputhje me piken 1 te ketij neni mungon ndonje nga kushtet per lidhjen e marteses martesa mund te lidhet sipas ligjit shqiptar kur a njeri prej bashkeshorteve eshte shqiptar ose ka vendqendrimin e zakonshem ne Shqiperi b refuzimi per lidhjen e marteses nga autoritetet e shtetit tjeter bie ne kundershtim me lirine e personit per te lidhur martese. Ne vecanti martesa e meparshme e njerit prej bashkeshorteve te ardhshem nuk pengon nje martese te re ne rast se ajo ka mbaruar apo eshte deklaruar e pavlefshme me vendim gjyqesor te formes se prere te marre apo te njohur ne Republiken e Shqiperise apo kur bashkeshorti i bashkeshortit te ardhshem eshte shpallur i vdekur. Ne nje moment tjeter te projektligjit percaktohet forma e lidhjes se marteses e cila rregullohet nga ligji i shtetit ku lidhet martesa. Martesa ndermjet personave ku asnjeri prej tyre nuk eshte shtetas shqiptar mund te lidhet para perfaqesise diplomatike apo konsullore te nje shtetit te huaj nese ligji i ketij shteti e lejon kete. Martesa e cila konsiderohet e vlefshme ne baze te ligjit te shtetit sipas te cilit eshte lidhur mund te njihet si e tille edhe ne Republiken e Shqiperise. Marredheniet personale te bashkeshorteve rregullohen nga ligji i shtetesise se perbashket. Nese bashkeshortet kane shtetesi te ndryshme zbatohet ligji i shtetit ne te cilin ata kane vendqendrimin e perbashket. Nese ligji i zbatueshem nuk mund te percaktohet sipas pikave 1 ose 2 te ketij neni zbatohet ligji i shtetit me te cilin marredhenia bashkeshortore ka lidhjen me te ngushte.
Regjimi pasuror martesor
Regjimi pasuror martesor percaktohet nga ligji i shtetit qe rregullon marredheniet personale te bashkeshorteve. Ndryshimi i regjimit pasuror nuk prek te drejtat e fituara me pare nga bashkeshortet. Sipas projektligjit bashkeshortet ne marreveshje midis tyre te bere me akt noterial apo me akt tjeter te barasvlershem dhe te leshuar nga nje organ publik mund te vendosin qe per regjimin pasuror martesor pavaresisht nga percaktimi i pikes 1 te ketij neni te zbatohet ligji i shtetit a shtetesine e te cilit ka njeri nga bashkeshortet b ne te cilin ka vendqendrimin e tij te zakonshem njeri nga bashkeshortet c ne te cilin ndodhet pasuria e paluajtshme. Kur regjimi pasuror martesor rregullohet nga ligji i huaj i percaktuar sipas pikes 2 te ketij neni pretendimet qe lindin ne lidhje me vlefshmerine e marreveshjes kane pasoja ndaj nje te treti vetem nese ai e dinte ekzistencen e ketij fakti ose nuk ka qene ne dijeni te tij per fajin e vet.
Zgjidhja e marteses
Zgjidha e marteses rregullohet nga ligji i shtetesise se bashkeshorteve ne kohen e paraqitjes se padise. Kur bashkeshortet kane shtetesi te ndryshme zgjidhja e marteses rregullohet nga ligji i shtetit ne territorin e te cilit bashkeshortet kane vendqendrimin e zakonshem te tyre ose vendqendrimin e fundit te perbashket ne kohen e paraqitjes se padise. Kur ligji i percaktuar sipas pikes 1 te ketij neni nuk lejon zgjidhjen e marteses ajo behet ne perputhje me ligjin shqiptar nese kerkuesi eshte nje shtetas shqiptar ose ka qene shtetas shqiptar ne kohen e lidhjes se marteses. Detyrimi per ushqim rregullohet nga ligji i shtetit ne te cilin personi qe ka te drejten e perfitimit te ketij detyrimi kreditori ka vendqendrimin e zakonshem ne kohen kur e kerkon ate. Kur debitori dhe kreditori kane shtetesi te njejte dhe debitori ka vendqendrimin e zakonshem ne kete shtet zbatohet ligji i shtetesise se tyre. Kur kreditori nuk perfiton te drejten per ushqim sipas pikave 1 dhe 2 te ketij neni zbatohet ligji shqiptar. Kur martesa eshte zgjidhur ose eshte shpallur e pavlefshme ne Republiken e Shqiperise apo kur vendimi per zgjidhjen a shpalljen e pavlefshme te saj eshte njohur ne Republiken e Shqiperise detyrimi per ushqim rregullohet nga ligji i shtetit qe eshte zbatuar per zgjidhjen ose per shpalljen e pavlefshme te saj. Ne percaktimin e shumes se detyrimit ushqimor merren parasysh aftesia paguese e debitorit dhe nevojat e kreditorit edhe nese ligji i zbatueshem parashikon ndryshe.
Si rregullohet trashegimia dhe ligji qe zbatohet
Ne baze te projektligjit te miratuar dje ne mbledhjen e qeverise ne te drejten nderkombetare trashegimia e sendeve te luajtshme rregullohet nga ligji i shtetit ne te cilin trashegimlenesi ka vendqendrimin e tij te zakonshem ne kohen e vdekjes. Trashegimia mbi sendet e paluajtshme rregullohet nga ligji i shtetit ne territorin e te cilit ndodhet sendi i paluajtshem. Trashegimlenesi mund te zgjedhe si ligj te zbatueshem per gjithe trashegimine e tij ligjin e nje shteti te caktuar. Zgjedhja e ligjit ka efekt vetem nese ne kohen e percaktimit te tij apo te vdekjes trashegimlenesi ishte shtetas i atij shteti ose kishte vendqendrimin e zakonshem te tij ne kete shtet. Zgjedhja e ligjit nuk mund te kete si pasoje privimin e nje trashegimtari nga e drejta e rezerves ligjore qe i takon nga ligji i zbatueshem sipas pikave 1 dhe 2 te ketij neni. Zgjedhja revokimi ose ndryshimi i ligjit te zbatueshem behen sipas rregullave per formen qe zbatohet per revokimin e disponimit testamentar. Ne nje ne te vecante percaktohet edhe zotesia per te disponuar me testament. Ne baze te projektligjit zotesia per te disponuar me testament rregullohet nga ligji i shtetit shtetesine e te cilit ka testamentlenesi ne kohen e berjes ndryshimit ose revokimit te testamentit. Po si percaktohet vlefshmeria e testamentit Testamenti eshte i vlefshem per sa i perket formes nese ai ploteson kriteret e vlefshmerise sipas a ligjit te shtetit ne te cilin trashegimlenesi ka bere testamentin b ligjit te shtetit shtetesine e te cilit ka trashegimlenesi ne kohen e berjes se testamentit ose ne kohen e vdekjes se tij ligjit te shtetit ne te cilin trashegimlenesi ne kohen e berjes se testamentit ose ne kohen e vdekjes se tij ka pasur vendqendrimin e zakonshem c ligjit te shtetit ne te cilin ndodhet pasuria e paluajtshme e disponuar ne testament. Rregullat e parashikuara ne piken 1 te ketij neni zbatohen edhe per ndryshimin ose revokimin e testamentit.