Qellohet me sepate nga i afermi i tij ne kerkim autori
Vetem fati duket se ka shpetuar nga vdekja nje 24-vjecar nga Llakatundi i Vlores kur pas nje grindjeje per motive familjare i riu eshte qelluar me sepate nga nje i afermi i tij. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne nje fast food ne zonen e njohur si Kali i Trojes ne qytetin bregdetar te Vlores kur Gjergji Gjoleka 24 vjec lindur ne Llakatund e banues ne Vlore eshte qelluar me sepate ne shpatull. I riu punonte ne nje fast food ne zonen e Kalit te Trojes dhe pikerisht aty ka ndodhur ngjarja. Sipas te dhenave te para te policise ne lidhje me ngjarjen mesohet se gjithcka ka ndodhur ne zonen e Kalit te Trojes tek lulishtja e cila ishte mjaft e populluar rreth ores 1230 kohe kur ndodhi dhe plagosja. Gjoleka eshte cuar menjehere ne spitalin rajonal te Vores dhe aty mjeket e futur ne sallen e operacionit. Plaga e marre nga goditja me sepate ka qene e thelle dhe i riu ka humbur nje sasi te konsiderueshme gjaku. Nga ana e tyre mjeket ende nuk shprehen per jeten e 24-vjecarit i cili vijon te jete nen kontrollin e rrepte te tyre. Nderkohe ne vendngjarje policia ka marre ne pyetje deshmitar okular te ngjarjes ndersa eshte identifikuar autori emri i te cilit nuk eshte bere i ditur per arsye hetimi por qe pas ngjarjes mendohet te jete larguar me shpejtesi. U largua prej aty.