E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani: Ky do të jetë sezoni im më i mirë

Anësori i Manchester United, Nani, thotë se ai shpreson të ndërtojë "vitin e tij më të mirë" me Djajtë e Kuq këtë sezon dhe të tregojë se ai mund të bëjë më shumë për klubin.

Portugezi tashmë po shijon sezonin e pestë me Djajtë e Kuq dhe është bërë pjesë integrale e tyre, por thotë se ai do të vazhdojë të punojë fuqishëm për t`u përmirësuar edhe më tej.

“Viti i kaluar ishte më i miri, përfundimisht sezoni im më i qëndrueshëm, tani shpresoj që ky do të jetë viti im. Do të jap më të mirën. Nëse jam i gatshëm për çdo ndeshje, jam 100 për qind i sigurt se do të jap më të mirën dhe do t`ia dal mirë për ekipin tim”.

“Ky është një shans i mirë për të treguar se mund t`ia dal më mirë, se jam një lojtar i mirë, me mentalitet të fuqishëm. Gjithmonë punoj fuqishëm për të arritur sukses dhe për të ndihmuar ekipin të fitoj[ tituj”, ka thënë Nani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›