E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Diplomacia arriti objektivin për heqjen e vizave

Diplomacia shqiptare ka arritur objektivat e saj ku një prej të cilave ishte edhe libaralizimi i vizave për shqiptarët.

Në analizën 1-vjetore të ministrisë së jashtme, kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka theksuar gjithashtu se prioritet për këtë vit mbetet anëtarësimi i Shqipërinë në Bashkimin Europian.
 

“Diplomacia shqiptare ka intensifikuar marrëdhëniet me Bashkimin Europian, marrëdhëniar që arritën kulmin me heqjen e vizave theksoi Haxhinasto duke shtuar se liberalizimi i vizave është plotësisht e merituar.
 

Duke e cilësuar sërish anëtarësimin në NATO si një arritje e diplomacisë shqiptare theksoi se Aleanca ridimensionoi raportet e vendit tonë me të gjithë rajonin.
 

Gjithashtu kryediplomati Haxhinastoi theksoi se një arritje e madhe është edhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës. Sipas tij diplomacia shqiptare është vënë në interes jo vetëm i të gjithë shqiptarëve por edhe të gjithë rajonit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›