Itali, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet të gjerë ndërkombëtar të drogës duke arrestuar 15 persona.
Sipas mediave italiane rrjeti ndërkombëtar i drogës kryesisht merrej me shpërndarjen dhe përpunimin e heroinës dhe kokainës.
Rrjeti që e kishte fillimin në Gana kalonte përmes qyteteve Amsterdam, Milano dhe Romë dhe më pas mbërrinte deri në Domitio, provinca Caserta, ku edhe përpunohej.
Gjithashtu droga më pas shpërndahej, edhe në Latina, Frosinone, Vicenza, Ascoli Piceno e Teramo.