Kandidati për president në Francë mbulohet me miell (FOTO)
Share
Ky është momenti kur kandidati për president në Francë, Francois Hollande, sulmohet me pudër të bardhë, që mendohet se ishte miell.
Kandidati i së majtës, që është favorit për tu zgjedhur president, po fliste përpara një audience në Paris kur një grua 45 vjeçare hipi në podium dhe e mbuloi atë me miell.
Truprojat arritën të kapin gruan, por edhe ato u mbuluan me miell. Në fillim Hollande u duk i surprizuar nga sulmi, por e mori veten shpejt dhe vazhdoi fjalën.
Gruaja ulëriti se po e bënte këtë gjë në emër të vuajtjeve prej padrejtësive, por nuk specifikoi asgjë.




