E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat/ 4 te plagosur nga dy aksidente

4 të plagosur, mes tyre një fëmijë në gjendje të rëndë është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e së enjtes në Berat. Njëri nga aksidentet në aksin rrugor Kombinat -Uravajgurore në vendin e quajtur Ura e Hanit dhe i dyti në aksin rrugor Ura -Vajgurore -Kuçovë në vendin e quajtur “Kthesa e Tapisë”.

Burime të spitalit të Beratit bëjnë me dije se në urgjencë kanë mberritur katër të plagosur mes tyre edhe një i mitur 3 vjeç, djali i të plagosurit Armando Buhasit . Tre personat e dëmtuar janë drejtuesi i mjetit tip Golf Armando Buhasi dhe drejtuesi i mjetit me targa Lushnje Bedri Beqiri 50 vjeç dhe drejtuesi i motorit Besjan Pire 15 vjec të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të Policisë shkak i aksidenteve ka qenë lagështira dhe errësira në rrugë ku mungon ndriçimi dhe sinjalistika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›