E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Mirepres perfundimin sot te procesit per Avokatin e Popullit

Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, duke folur nga Bashkimi Evropian, shprehu kënaqësinë e tij lidhur me progresin në procesin e emërimit të Avokatit të Popullit

"Mirëpres ngrohtësisht përfundimin sot të procesit të zhvilluar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit. Dëshiroj të përshëndes procesin e zgjedhur, i cili ishte publik dhe transparent, si dhe punën me përkushtim të komisionit përzgjedhës në zgjedhjen e bërë nga një numër kandidatësh. Ky është një zhvillim inkurajues drejt emërimit në një një post shtetëror, të mbetur vakant prej kohësh, i cili zë një vend qëndror në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, dhe për adresimin e një prej dymbëdhjetë prioriteteve të Opinionit të Komisionit Evropian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ndjehem i inkurajuar nga fryma e hapur, shprehur edhe së fundi nga shumica lidhur me emërimin e Avokatit të Popullit. Në frymën e re të hapur mes forcave politike, pres që parlamenti të marrë hapat e ardhshme në procesin e emërimit, shpejt dhe në mënyrë të hapur.", thuhet në deklaratën e plotë të Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›