E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi u uroi besimtareve myslimane Kurban Bajramin

Tirane 15 Nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi u ka uruar te gjithe besimtareve myslimane shqiptare kudo qe ndodhen festen e Kurban Bajramit nepermjet nje mesazhi derguar Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve.

Me rastin e festes se Kurban Bajramit ju uroj perzemersisht shendet begati mbaresi e harmoni ne familjet tuaja mes miq e njerezisht te dashur mes shpreses dhe gezimit per nje te ardhme me te mire dhe te sigurt per ju dhe femijet tuaj. Kjo dite e shenjte ne kalendarin islamik i mbush zemrat e gjithsecilit besimtar mysliman me deshiren per te kryer vepra fisnike per ti qendruar prane njeri-tjetrit me ndjenjen e mirekuptimit sakrifices dhe te solidaritetit ne dite te mira e te veshtira me lutjen qe besimi tek i Plotfuqishmi respektimi i vullnetit te tij te na ndihmoje te gjithe ne shqiptareve per te kapercyer sfidat me te veshtira te jetes dhe per te ruajtur zakonet dhe traditat e paraardhesve tane u shpreh ai.

Kreu i shtetit tha se beson se vlerat e larta morale mendimet e ndritura dhe qellimet e dobishme qe karakterizojne cdo besimtar te vertete mund te luajne nje rol vendimtar ne perballimin e atyre fenomeneve negative qe shpeshhere shfaqen ne jeten e nje individi ne jeten e nje shoqerie ashtu sikunder jam i bindur se ato do i sherbejne synimit te perbashket per ruajtjen dhe transmetimin ne breza te trashegimise sone te vyer te harmonise dhe te tolerances fetare si dhe do i kontribuojne zhvillimit te dialogut konstruktiv dhe bashkepunimit ne dobi te se ardhmes se popullit shqiptar.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›