Aksidenti ne Fratar

Ishte nje vajze nga Tirana dhe i tregonte te emes se kishte pare nje enderr me shoferin e nje autobusi me bluze lejla dhe sikur kishte rene ne gremine. Kur hipen ne autobus vajza tha Mami ky eshte shoferi qe pash une ne enderr tregon Naileta.
Ajo ndodhet ende e shtruar ne spitalin e Fierit. Nuk do te kete pasoja te perhershme per te. E sigurt eshte qe i perhershem do te jete vetem tmerri i perjetuar.
Todi Prifti nje tjeter pasagjer nuk kishte degjuar per endrren e vajzes se vogel.
Mbase mund te kishte perfunduar disi me mire sikur te mos mjaftonin lekundjet shoferi grek ne drejtim te 50 jeteve qe i drejtoheshin vendit fqinj kishte dhe hutime te tjera.
Nje grua u ule tek shoferi dhe filloi te bisedonte me te. Nderkohe nje tjeter grua i foli duke i thene kesaj gruas qe mos ti tehiqte vemendjen shoferit. Ky i fundit ktheu koken per te pare kush foli dhe i iku makina nga kontrolli tregon Todi.
Ne kete cast ne 1955 duke u larguar nga Fratari autobusi doli nga rruga dhe iu drejtua rrepires.
Ne palosjen e pare u mbajta. Ne te dyten si gjithe te tjeret tregon Todi.
Naileta Goxhaj ishte me prane shoferit dhe kishte dicka me shume se pamjet kaotike qe rrenqethnin mendimet gjate kohes qe autobusi beri 5 rrotullimet e tij.
Ulerimat ishin ne maj. Thame se ky ishte fundi kur ishim ne autobus. Ai bente rrotullimet dhe duke ikur te gjithe ulerinin shprehet Naileta.
Ky ishte rezultati paraprak i nje udhetimi si shume te perditshem qe nuk kishte asgje te pazakonte.
Gjate kohes qe autobusi rrotullohej ende neper faqen e kodres duke u konsumuar fatkeqesia qe do te merrte 9 jete njerezish dhe nje traume te pashlyeshme per 41 te tjeret lajmi u shpernda shume shpejt dhe nderkohe qe te gjithe po niseshin drejt fshatit Ziaj autobusi ndalon rrotullimet fatale.
Kur beri ndalimin te gjithe ishin ne fund. Ca i kishin zene sedilejt. Ca ishin perplasur me hekurat tregoi ajo.
Ne momentin qe mjeti ndaloi Naileta dhe Todi pavaresisht dhimbjeve ne trup ishin te ndergjegjshem.
Ju lutem thash une nuk mund te dale vetem me terhiqni nga kembet tregon Naileta.
Na nxorren pese veta shton Todi.
Para se te filloje operacioni i shpetimit qe do te zgjase dhe disa ore te tjera torturuese ato pak sekonda rrotullisje kane shenjuar jetet e shume njerezve burrave grave femijeve te moshuarve e madje familjeve te tera.
Ishim njerez hallexhinj dhe iknim per hall. Kurbeti na beri te zinj kur ikem dhe 8 nentori na nxiu me shume shprehet Naileta.
Foto