Opozita e Bashkuar Shume shpejt do te nisin protestat ne te gjithe vendin
Eneida Jacaj
Nje dite pas vendimit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Opozita e Bashkuar vendosi qe shume shpejt te nisin protesta te fuqishme ne te gjitha qarqet e vendit duke i permbyllur me nje proteste te madhe ne kryeqytet. Aleatet e PS-se u mblodhen dje se bashku ne tryeze per te caktuar diten e nisjes se protestave ashtu sic vendosi Asambleja Kombetare e PS-se. Ne tryeze ishin te pranishem kreu i PS-se Edi Rama kreu i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu i Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ndersa kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo mungonte. Vendimi per te vijuar protestat ne mbare vendin vjen per shkak te refuzimit te vazhdueshem te maxhorances per te kryer transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare.
Kreu i PLD-se
Pas manipulimit te zgjedhjeve mos hapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjitha institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha me perjashtim te Presidentit te Republikes. Ne keto kushte ne vendosem ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpjet qe te jete e mundur. Kjo sepse nuk ka asnje perspektive per shqiptaret ne nje moment te tille kur korrupsioni krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje - u shpreh Ngjela duke komentuar se festat dhe mitingjet qe ben kryeministri jane palacolleqe diktaturash. Sipas tij refuzimi i statusit per integrimin europian nuk eshte gje tjeter vecse mospranimi i qeverise ne Perendim.
Materialet zgjedhore
Opozita ne oferten e fundit te saj per hetimin e zgjedhjeve te kaluara kerkoi qe hetimi te niste me materialet zgjedhore ndersa kutite me fletet e votimit te mos digjeshin. Por duke qene se maxhoranca refuzoi edhe kerkesen e fundit te opozites tashme sic deklaroi Ngjela ajo kerkon vetem largimin e qeverise Berisha.
Opozita vendosi per ndryshimin e gjendjes se rende qe ka perfshire vendin. Ne nuk duam fletet e votimit te zgjedhjeve te manipuluara por kerkojme largimin e Berishes - tha Ngjela.
Oferta e PS-se per transparencen e refuzuar nga maxhoranca
Objekti
Komisioni hetimor me afat 4-vjecar te hetoje
Akuzat dhe dyshimet publike te ngritura nga partite politike si dhe nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne fuqi.
Zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit hetimin e mundesise se votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem si dhe hetimin e rasteve te votimit familjar.
Pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve.
Verifikimin e zbatimit te ligjit ne lidhje me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo te lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile.
Shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren e kritereve te zbatuara ne caktimin e qendrave te votimit ne ambientet private.
Zbatimin e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009.
Veprimtarine e administrates se KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave.
Perdorimin e mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim nga puna.
Protesta ne Vlore dhe Cerrik nga pushteti vendor kunder vendimeve te fundit te qeverise.
Kunder vendimeve te fundit te qeverise per pushtetin lokal jane ngritur ne proteste edhe punonjesit e Bashkise se Vlores dhe Cerrikut. Eshte per te ardhur keq qe per shkak te mentalitetit te tij arkaik Berisha dhe qeveria e tij me dashje nuk arriti te pervijoje me ligje dhe te luaje rolin e tij perkundrejt qeverisjes vendore si garant i standardeve minimale kombetare ne vend por perkundrazi ne mjaft raste ka absorbuar dhe vazhdon te absorboje pushtetin vendor dhe ne emer te gjoja standardit kombetar ka nderhyre haptazi politikisht ne ceshtjet vendore duke prodhuar vetem konflikte institucionale shkelje te Kushtetutes si dhe kufizim te instrumenteve financiare fiskale dhe rregullatore qe mundesojne nje ushtrim autonom dhe real te funksioneve tona baze ne sherbim te qytetareve tane - tha kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika.
Kryetari deklaroi se kryeministri Berisha nuk po mban premtimet per kete qytet ndaj Bashkia ka gati nje plan te saj per investime. Nderkohe protesta ka pasur edhe ne Cerrik. Drejtues lokale te kesaj bashkie i kane vene qeverise kater kushte qe lidhen me rimbursimin e kasave te detyrimeve ndaj ujesjellesve dhe grantet per pagat. Shoqata per Autonomine Vendore ka kundershtuar projektligjin per ndryshimin e taksave vendore qe synon rimbursimin e kasave fiskale te subjekteve private nga fondet e bashkive. Per kete arsye te enjten e kaluar kreret e bashkive socialiste protestuan para selise se Kuvendit pak minuta para se te niste seanca plenare ku pritej te shqyrtohej projektligji ne fjale. Ky projektligj ka revoltuar bashkite ne vend pasi nese miratohet redukton ndjeshem te ardhurat e bashkive duke iu shkaktuar 90 humbje ne te ardhurat e tyre.
15 Nentor 2010