Berisha i ve vizen hetimit parlamentar te zgjedhjeve
Pas vendimit negativ per ceshtjen e statusit te vendit kandidat ne BE duket se kryeministri Berisha eshte terhequr perfundimisht nga perpjekja per te arritur nje marreveshje me PS-ne per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Kjo per shkak se nese kreu i qeverise do te ishte i interesuar ti jepte fund krizes politike kjo ishte vetem per shkak te kerkeses per statusin. Tashme qe vendimi per statusin eshte marre dhe eshte negativ atehere kreut te qeverise duket se nuk i intereson te beje ndonje pakt me PS-ne. Kete e ka bere te qarte ne daljet e tij te fundit publike ku eshte shprehur i prere se nuk do te shkele asnje ligj per kerkesat e PS-se. Madje se fundi ai ka ashpersuar dhe tonet drejtuar opozites dhe vecanerisht kryetarit te saj Edi Rama te cilit Berisha i ka bere thirrje qe te kerkoje falje publike per perpjekjet e bera per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave. Une garantoj se kam respekt dhe respektoj opoziten por nuk mundem te perkulem para interesave tuaja jetike nuk mundem te perkulem te dhunoj ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Jo dhe jo dhe ti them pak shokut Rama se zgjedhjet po vijne dhe dua tu them shqiptareve se do te jene zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kam besimin me te madh se qytetaret e Tiranes do te japin ty ne emer te qytetareve te te gjithe Shqiperise ate qe meriton - eshte shprehur kreu i qeverise.
Kerkesa
Ai e ka akuzuar opoziten gjate fjales se mbajtur dje gjate ceremonise se perurimit te rikonstruksionit te rruges Lezhe-Vau i Dejes se ka bere perpjekje per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave. Per kete qellim Berisha i beri thirrje Rames qe te kerkoje falje publike. E ftoj sot nga kjo platforme kerkoju te falur cdo shqiptari kerkoju te falur qindra dhe mijera te rinjve shqiptare te cileve deshe tu ndalosh Europen kerkoju te falur qindra dhe mijera nenave shqiptare qe presin me lot ne sy te perqafojne dhe te perkedhelin femijet e tyre niperit dhe mbesat e tyre kerkoju te falur qindra dhe mijera gjysherve dhe gjysheve te ketij vendi qe shkrumbohen ne shpirt per njerezit e tyre me te dashur. Sensi i pendeses eshte sensi i njeriut te qyteteruar. Pendesa eshte ajo qe dallon njeriun e qyteteruar nga njeriu primitiv ndaj dhe une ne emrin tuaj i kerkoj shokut te tij te dale para shqiptareve dhe tu kerkoje falje - eshte shprehur kreu i qeverise.
Ai beri te ditur se levizjen e lire u perpoqen me te gjitha menyrat nje grup bllokmenesh te rinj ta marrin peng njelloj sic mbajten peng kete vend eterit e tyre per 4 dekada me radhe. Keta shoke meqenese vete leviznin ne te kater anet e Europes dhe te botes me pasaporta diplomatike dhe benin pushimet me luksoze ne Europe dhe ne bote donin me cdo kusht qe per te ndeshkuar Sali Berishen te ndeshkonin secilin prej jush te bllokonin vizat per ju. Ata bene cdo manover bene cdo perpjekje te damkosin me te gjitha format leternjoftimet tuaja elektronike dhe pasaportat biometrike. Ata i thane Europes dhe dhjetera mijera prej ketyre dokumenteve jane te falsifikuara vetem e vetem qe ato te mos besoheshin. Sipas Berishes socialistet bene greve urie duke ngrene tri here ne dite. U ndryne ne te ashtuquajturen greve urie ku ushqeheshin tri here ne dite nen kujdesin e qeverise vetem e vetem se ne daten 14 maj do te merrej vendimi historik ne Komisionin Europian per ju dhe mbare shqiptaret. Keta shoke produkte te bunkerit te Bllokut komunist pasi deshtuan me greve e urise ndermoren protestat ne mbare Shqiperine me sloganin Hap kutite per te cliruar vizat ose Hap kutite se do te ndryme vizat ne kuti por as kutite i hapem dhe vizat i morem. Ne nuk mund ti nenshtroheshim vullnetit te nje njeriu - eshte shprehur kryeministri.
Gjate fjales se tij drejtuar banoreve te Lezhes Berisha premtoi se pas liberalizimit te vizave prioritet i axhendes se qeverise do te jene rritja e rrogave pensioneve dhe investimet ne infrastrukture. Axhenda ime e madhe jane rrogat tuaja pensionet tuaja. Axhenda ime jane rruget shkollat kanalizimet ujesjellesit. Kjo axhende eshte e ndershme dhe e drejte. Une jam ketu per tju premtuar ju kryetareve te komunave tuaja ju qytetareve te kesaj zone se qeveria do te investoje ne cdo projekt per infrastrukturen e fshatrave dhe komunave tuaja se ne do te bejme qe ju te keni rruge te standardeve me te mira ujesjelles kanalizime shkolla qendra shendetesore njelloj si nje lagje qyteti apo kryeqyteti. Ne do te bejme qe Lezha dhe mbare Shqiperia te marre cdo dite e me shume fytyren e vertete fytyren europiane - eshte shprehur Berisha.
Berisha takon presidentin e kompanise Bechtel Riley Bektel
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me presidentin dhe drejtuesin Ekzekutiv te kompanise se mirenjohur nderkombetare Bechtel Riley Bektel i shoqeruar nga Ualker Kimball zevendespresident dhe drejtor menaxhues i kesaj kompanie. Biseda u perqendrua te bashkepunimi ne projektin madhor te rruges Durres-Kukes. Zoti Bektel i tha kryeministrit se projekti qe ata realizuan ne Shqiperi ishte nje nder projektet me te rendesishme qe ai ka realizuar ne karrieren e tij 21-vjecare. Bektel u shpreh se ne Shqiperi gjeti specialiste dhe nje fuqi punetore qe u pershtaten shume shpejt me standardet e kompanise se tij si dhe nje bashkepunim profesional me qeverine shqiptare ne realizimin e ketij projekti sa te veshtire aq edhe interesant per kompanine e tij.
Nga ana tij kryeministri Berisha e falenderoi zotin Bektel per cilesine e projektit me madhor per Shqiperine dhe rajonin qe kjo kompani realizoi. Rruga Durres - Kukes eshte nje arritje historike politike dhe ekonomike per te gjithe shqiptaret dhe rajonin. Ajo jo vetem i bashkoi shqiptaret por i dha nje zhvillim te papare dhe te paparashikuar ekonomise turizmit dhe bashkepunimit te Shqiperise dhe shqiptareve me rajonin - tha Berisha. Kryeministri theksoi se realizimi i ketij projekti madhor sherbeu si nje universitet per biznesin e ndertimit shqiptar. Gjate bisedes zoti Bektel shprehu interesin e tij dhe te kompanise per te marre pjese ne gara te tjera per te ndertuar vepra te tjera infrastrukturore si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit te 8-te rrugen Tirane - Elbasan apo rrugen Berat - Tepelene etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmone prioritet dhe kenaqesi realizimin e veprave me impakt kaq te madh si ne Shqiperi.
15 Nentor 2010