Haxhinasto: Duhen reformat për zgjedhje të ndershme
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto, njëherësh ministër i Jashtëm mbajti sot një konferencë për mediat në lidhje me me Reformën Zgjedhore dhe integrimin e vendit.
Duhet të nisë sa më parë puna për Reformën Zgjedhore, si një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që realizon dhe trajton të gjithë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, tha Haxhinasto.
Ministri e cilësoi si të një rëndësie të veçantë mbledhjen sa më parë të tryezës së integrimit për tu marrë me planin konkret për integrimin.
Sipas tij mesazhet e ardhura së fundmi nga Bashkimi Europian dhe vendet partnere siç u konfirmua edhe nga vizita e ministrave të Jashtëm Grek e Italian theksojnë se reformat janë të domosdoshme për integrimin.