Kreu i MEGA-s Greket e Shqiperise duhet te marrin pjese ne regjistrim
Kryetari i partise se re te grekeve te Shqiperise MEGA dhe ish- deputeti Zizo Lluci kandidat i kesaj partie ne zgjedhjet vendore te riperseritura ne komunen Finiq te Sarandes kane dhene dje nje konference te perbashket shtypi ne Gjirokaster per te denoncuar sipas tyre perpjekjet e PSSH-se dhe PBDNJ-se per manipulimin me 6 vota te shpallura padrejtesisht si te pavlefshme ne rezultatin e rivotimit ne komunen Finiq. Jemi ketu per te denoncuar publikisht perpjekjet qe jane bere nga ana e komisionereve te Partise Socialiste dhe Partise Bashkim per te Drejtat e Njeriut per te tjetersuar verdiktin e popullit te komunes se Finiqit. Dje publikisht ne sallen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u duk qartazi se per ke kishte votuar populli i Finiqit - theksoi Kristaq Kico kryetari i partise MEGA. Komisioneret e Partise Socialiste dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut - nenvizoi ai - gjithe keto dite para zgjedhjeve te 31 korrikut ashtu sikurse edhe ne zgjedhjet e 8 majit kane bere perpjekje te jashtezakonshme per te manipuluar procesin zgjedhor ne komunen e Finiqit prandaj denoncojme publikisht rastin e paprecedente te vjedhjes se votave ne kete komune. Jemi tashme te sigurt qe jemi fitues dhe besojme se te njejten gje do te beje edhe Kolegji Zgjedhor ne mbledhjen e tij javen e ardhshme - perfundoi kryetari i MEGA-s prononcimin e tij.
Ndersa kandidati per kryetar komune i MEGA-s njeheresh kryetari i deritanishem i kesaj komune ish-deputet i PBDNJ-se Ziso Lluci gjate kesaj konference per shtyp u shpreh se procesi i rivotimit ne komunen e Finiqit u zhvillua ne menyre krejtesisht demokratike. Pavaresisht nga perpjekjet antiligjore per te deformuar rezultatin ne kete proces per te moren pjese me shume qytetare se ne zgjedhjet e meparshme. Sipas Llucit ishte KQZ-ja qe zbuloi manipulimin e plote me gjashte vota te cilat ishin te vlefshme dhe u quajten te pavlefshme nga Komisioni Zonal me urdher partiak dhe me forcen e kartonit dhe kjo e vertete tani ne Kolegjin Zgjedhor eshte fakt i kryer qe ne do te marrim mandatin e trete ne komunen e Finiqit. Ne pergjigje te gazetareve te pranishem per problemin e regjistrimit te popullsise kryetari i MEGA-s Kristaq Kico theksoi se regjistrimi i popullsise me vetedeklarim te perkatesise etnike dhe fetare eshte nje proces i rendesishem qe pavaresisht perpjekjeve qe jane bere nga faktore te ndryshem per te devijuar kete proces MEGA i ben thirrje gjithe popullsise minoritare te shprehin lirisht identitetin e tyre ne momentin qe do te behet regjistrimi i popullsise pasi kemi te bejme me nje proces demokratik. Per ne edhe ligji i cili u miratua ne momentet e fundit dhe qe i detyron ne nje fare menyre njerezit te mos shprehin identitetin e tyre per mendimin tone eshte antidemokratik. Ne do ti bejme thirrje gjithe popullsise qe eshte me origjine greke te shprehet lirisht ne momentin e regjistrimit te popullsise - perfundoi kryetari i MEGA-s .