E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Hungaria mbeshtet Shqiperine ne BE

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim me homologun e tij hungarez Janos Martonyi ne Budapest. Ne konferencen e perbashket per shtyp ai vleresoi rolin e Hungarise ne mbeshtetje te axhendes se integrimit te Shqiperise. Ne shprehem falenderimet tona edhe per mbeshtetjen e vazhdueshme hungareze per procesin e liberalizimit te vizave per ne zonen Shengen si dhe per vendosjen e ceshtjes se integrimit evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor si nje element i rendesishem te Presidences hungareze te Bashkimit Evropian - tha Haxhinasto. Ai e ftoi per nje vizite ne vendin tone kryeministrin hungarez z. Viktor Urban ne Shqiperi. Me tej ne takimin me homologun hungarez eshte diskutuar dhe per bashkepunimin e metejshem mes dy vendeve ne fusha te tilla si ekonomia kultura etj. Une ftova kompanite dhe investitoret hungareze qe te vijne per te pare dhe shfrytezuar per kete qellim platformen e duhur ne javet e ardhshme - tha Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›