Invalidët, shoqata do ti dorëzojë qeverisë në Tetor paketën e re ligjore
Kukës- Ligji i miratuar nga qeveria për invalidët dhe të verbërit nuk i kënaqi këta të fundit, prandaj ata në Tetor do ti dërgojnë Këshillit të Ministrave paketën e ligjeve që duhet të ndryshohen.
Kreu i shoqatës së invalidëve Avdulla Omuri, duke folur nga Kukësi ka deklaruar se ndryshimet që u kryen për këtë kategori kanë qenë të gabuar, prandaj ato duhet të rishikohen.
“Një vendim qeverie kontestohet pas 6 muajsh dhe në ligj kontestohet pas një viti. Kjo është poshtërsia, por ne nuk jemi as legjislativi as ekzekutivi. Ne jemi ato njerëz që kërkojmë për të drejtat tona në bazë të standarteve ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ky vendim qeveri në muajin tetor do të ndryshohet”- tha ai.
Në muajin shkurt u bënë ndryshime na ligjin për statusin e invalidit dhe të të verbërve. Sipas ndryshimeve masa e rimbursimit do të përcaktohet nga qeveria, ku futet rimbursimi për telefonat, energjinë elektrike, transportin etj.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate protestuan me dhjera herë para Kuvendit dhe kryeministrisë, por asnjë masë nuk u mor për kërkesat e tyre.
/IDEA/