Drogë drejt Italisë, sekuestrohet rreth 720 kg marijuanë në Portin e Durrësit
Durrës- Një sasi prej afro 720 kg lënde narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ka arrestuar edhe transportuesin e drogës, e llojit marijuanë.
Sipas policisë droga u kap në një kamion frigoriferik me targë AA 623 EP, i cili kishte si destinacion shtetin fqinjë Italinë.
Policia ka arritur të gjejë sasinë e drogës të paketuar në 36 çanta me 20 kg secila.
Sakaq në pranga ka rënë drejtuesi Adrian Cingi dhe policia bën me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe për idenitifikimin e pritësve në vendin fqinjë.
/IDEA/