E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Liberalizimi fitore e madhe

Edmond Haxhinasto minister i jashtem i Shqiperise duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel eshte shprehur se liberalizimi i vizave eshte nje fitore per qytetaret shqiptare.

Haxhinasto theksoi se shqiptaret jane krenare per kete fitore shume te madhe dhe kane nje mundesi per te pare Europen. Kjo eshte nje mundesi e madhe sidomos per biznesin i cili mund te zhvilloje me tej marredheniet.

Kjo arritje sjell me pak kosto per shqiptaret sepse me pare kishte kosto te medha per te marre viza ndersa tani nuk ka me nga keto pengesa vazhdoi me tej ai.

Gjithashtu ministri i jashtem deklaroi se liberalizimi i vizave ishte rezultat i luftes ndaj korrupsionit. Kjo qeveri realizoi kriteret dhe erdhi levizja pa viza. Kane qene eksperte qe kane vleresuar arritjet shume te prekshme te qeverise.

BE-ja nuk jep dhurata realizuam reformat dhe morem ate qe merituam nenvizoi Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›