E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Marku U hoq nje kufizim hapesinor

Deputeti i Partise Demokratike Mark Marku e ka vleresuar si nje arritje shume te rendesishme heqjen e regjimit te vizave mes vendeve te BE-se dhe Shqiperise.

E rendesishme eshte se eshte hequr nje kufizim hapesinor qe ka qene edhe nje problem psikologjik tek shqiptaret. Shqiptaret tani ndihen ne nje permase hapesinore dhe evropiane ka deklaruar Marku.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Marku eshte shprehur i bindur se tani qytetaret shqiptare do te trajtohen me dinjitet ne kufijte e vendeve te tjera.

Fakti qe qytetaret evropiane levizin lirshem nga njeri vend ne tjetrin dhe fakti qe shqiptaret trajtoheshin si qytetare te dores se dyte ishte shume i rende. Tani ata nuk trajtohen me si qytetare te tille eshte shprehur Marku.

Me tej deputeti demokrat ka akuzuar Partine Socialiste e cila sipas tij nuk ka treguar pergjegjshmerine e duhur ne keto momente kaq te rendesishme per Shqiperine.

Kjo periudhe 1 vjecare ka qene me e rendesishmja per heqjen e vizave. Kur PS ishte ne greve ekspertet e BE ishin ne Tirane per te bere monitorime. Nje subjekt politik duhet te tregoje pergjegjesi. Nuk them se opozita ka pasur si qellim pengimin e heqjes se vizave por nuk e ka treguar pergjegjesine e saj ka shtuar Marku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›