E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Konsensusi PD-PS ne te mire te vendit

Zevendeskryeministri Edmond haxhionasto i cili eshte njekohesisht dhe minister i Jashtem u shpreh per ABC News-in se konsensusi midis PS-se dhe PD-se eshte nje marreveshje pozitive per vendin. Haxhinasto theksoi se kjo eshte e dobishme per integrimin e tij ne Bashkimin Evropian. Ndersa ka folur edhe per marrjen e kryesimit te Keshillit te Evropes ne mars te vitit te ardhshem te cilin kreu i i diplomacise shqiptare e ka cilesuar si nje arritje historike per vendin tone. Do te thoja qe ky eshte nje zhvillim historik pasi Shqiperia mbas 17 vitesh si anetare e KE-se do te marri presidencen - tha Haxhinasto. Gjithashtu ai diten e djeshme eshte takuar me presidentin e Shoqates se Traktatit te Atlantikut ATA dhe njekohesisht kryetar i Asamblese Parlamentare te NATO-s dhe zv. kryetar i Komitetit te Mbrojtjes ne Parlamentin Gjerman Karl Lamers i cili ndodhet ne Tirane ne kuader te Asamblese se 57-te te Shoqates se Traktatit te Atlantikut. Haxhinasto shprehu kenaqesine e tij per punimet e Asamblese qe per here te pare u organizua ne Tirane si dhe vleresoi rolin dhe kontributin e madh te ATA-s per perhapjen e vlerave qe permban Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s dhe Atlanticizmi ne pergjithesi. Ndersa vleresoi kontributin e madh qe Gjermania i ka dhene dhe vazhdon ti jape Shqiperise qe ne fillim te viteve 90 ne kohen e ndryshimeve demokratike ne vend si dhe aktualisht ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nga ana e tij Lamers falenderoi Qeverine Shqiptare per mbeshtetjen e saj ne organizimin e Asamblese se Pergjithshme te ATA-s ne Tirane si dhe vleresoi kontributin e madh qe Shqiperia jep jo vetem ne rajon por ne te gjithe boten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›