Patozi Opozita shqiptare eshte kthyer me kembe ne toke
Demokratet e kane pritur pozitivisht reagimin e opozites per fillimin e bashkepunimit per sa i perket reformes zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi e ka konsideruar marreveshjen e arritur ndermjet mazhorances dhe opozites gjate mbledhjes se konferences se kryetareve si marreveshjen me produktive. Patozi theksoi se ngerci mbahej peng nga nje politike e mbrapshte dyvjecare e opozite e cila binte ndesh me axhenden e integrimit. Sipas tij Shqiperia duhet te rikuperoje ate qe ka humbur gjate dy viteve te fundit dhe politika duhet te filloje menjehere nga puna per integrimin e vendit ne BE. Pavaresisht se eshte bere zakon qe ne stinet e marreveshjeve apo mirekuptimit behet kujdes qe te evitohet permendja e bilanceve negative. Une nuk mund te rri pa thene qe tek e fundit keto dy vite ne humbem shume kohe dhe u vonuam ne menyre te nje anshme jo per fajin tone jo thjeshte nga nje perplasje rutine midis mazhorances dhe opozites por nga nje qendrim i mbrapsht politik qe binte ndesh me axhenden e integrimit- u shpreh Patozi. Dy dite me pare palet rane dakord te ngrene nje komision te posacem parlamentar te Reformes Zgjedhore Reformes se Kuvendit dhe axhenden per ligjet me shumice te cilesuar. Nder te tjera Patozi tha se marreveshja u arrit mbi bazen e parimeve dhe jo ne baze te ofertave per ndarje pushteti. Kjo eshte nje marreveshje teresisht parimore e cila nuk prek asnje qelize te pushtetit. Pra nuk ka asgje qe dhurohet ne tavoline eshte nje marreveshje teresisht principiale e arritur mes paleve. Mesa duket opozita shqiptare eshte kthyer me kembe ne toke - tha nder te tjera Patozi. Sipas vendimit te miratuar me konsensusin e dy paleve komisioni ka per detyre hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e rekomandimeve te raporteve te OSBE-ODHIR-it per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ato lokale te vitit 2011. Anetaresia e Komisionit formohet me pjesemarrjen e partive parlamentare me perberje te barbaret mes shumices e pakices sipas perberjes se percaktuar ne kete vendim. Perberja e Komisionit eshte PD-ja 2 anetare LSI-ja PR-ja dhe PDIU-ja nga 1 anetar secila Opozita PS-ja 4 anetare PBDNJ-ja 1 anetar. Komisioni do te drejtohet nga dy bashkekryetare nje nga Partia Demokratike dhe nje nga Partia Socialiste.