E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: LSI e vetme në zgjedhjet e 15 nëntorit

Edmon Haxhinasto zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaron se LSI do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e pjeshme të 15 nëntorit, duke ushtruar përgjegjësisë ndaj të drejtave themelore demokratike të shtetasve. 

TIRANË–Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë e vetme në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëskryetari Edmon Haxhinasto, i cili theksoi se ky vendim nuk cenon aspak koalicionin qeverisës për Integrimin Evropian, “koalicion i cili ka filluar funksionimin me rezultate te prekshme në të gjithë sektorët, veçanërisht në ato sociale”. “Vendimi i LSI është marrë duke ushtruar përgjegjësisë tona ndaj të drejtave themelore demokratike të shtetasve, të cilët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin midis alternativave personat që do t’i drejtojnë ata në gjithë nivelet e pushtetit”, u shpreh zyrtari i lartë i LSI-së.Ai shtoi se lidershipi aktual i PS-së “nuk e lejon të marrë pjesë në zgjedhje edhe frika se historikut të gjatë të humbjeve, të 28 qershorit por edhe atyre të Ballagatit, do t’i shtohet edhe humbja në zgjedhjet e 15 nëntorit”. Haxhinasto tha se këto zgjedhje do të jenë një i drejtësisë së vendimit të saj për pjesmarrje në koalicionin qeverisës.
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›