E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: PS të mos bojkotojë zgjedhjet e pjeshme

Andis Harasani, një nga pjestarët e “Lëvizjes për Mendim Ndryshe” brenda Ps-së, në një deklaratë për shtyp e ka kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve të pjeshme të 15 nëntorit, duke e cilësuar si një shans që nuk duhet humbur. 

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste dhe një nga pjesëtarët e “ Lëvizjes për Mendim Ndryshe” brenda PS-së Andis Harasani, e ka kundërshtuar sot bojkotin e zgjedhjeve të pjeshme të Partisë Socialiste më 15 nëntor, duke e cilësuar si një “ shans që nuk duhet humbur në një betejë ndaj koalicionit të brishtë qeveritar PD-LSI”. Harasani tha në një prononcim për mediat se “është koha e duhur që të përballemi me këtë koalicion të brishtë” duke vënë në dukje se “ të vjen keq që mbledhja e Kryesisë së PS-së bëhet 24 orë me vonesë nga mbyllja e orarit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve”. “Në mbledhjen e kryesisë personalisht do kërkoj që PS të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi është mundësia më e mirë për ne, për të vërtetuar të gjitha ato akuza që i kemi ngritur kësaj qeverie”, tha Harasani. Gjithashtu ai bëri me dije se, do të nënshkruajë kërkesën e socialistëve drejtuar parlamentit për hetimin e zgjedhjeve, por më e thjeshtë theksoi Harasani “ hetimi i këtyre zgjedhjeve mund të bëhet nëpërmjet pjesëmarrjes sonë në Kuvend”. (m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›