E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet një shtëpi në fshatin Ishëm nga rrëshqitja e dherave

Nga reshjet e shumta që kanë rënë ditët e fundit në vendin tonë, është shëmbur një shtëpi në fshatin Ishëm të Tiranës, pas rrëshqitjes së dheut. 8 anëtarët që banonin në këtë shtëpi kanë mbetur në qiell të hapur, pasi muret e shtëpisë kanë pësuar carje. 

TIRANË-Është shëmbur një shtëpi në fshatin Ishëm. Shembja e shtëpisë së kryefamiljarit Ali Kila ka filluar që ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes së dherave në afërsi të banesës së tij. Rënia e reshjeve të shiut gjatë natës së sotme ka bërë që 8 pjestarët e familjes Kila të gjenden në qiell të hapur, pasi të gjithë muret e shtëpisë kanë pësuar carje. Ishin pikërisht reshjet e shiut ato që nxitën rrëshqitjen e dheut. Prej ditës së sotme anëtarët e familjes Kila në fshatin Ishëm, nuk dinë ku ta kalojnë natën.
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›