Haxhinasto: LSI nuk ka të drejtë vendimmarrjeje në KQZ
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje lidhur me pozicionin
e saj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond
Haxhinasto, deklaroi se akuzat e selisë rozë për grabitje të
anëtarit të nëntë nga LSI përmes institucionit që menaxhon
zgjedhjet është e pabazë, sepse pikërisht kjo parti nuk ka
të drejtë vendimmarrjeje, kjo falë përpjekjeve të PS për ta
përjashtuar LSI nga të gjitha strukturat vendimmarrëse të
zgjedhjeve.
"Duke marrë shkas nga përsëritja e vazhdueshme nga PS
të pretendimeve se gjoja LSI në bashkëpunim me PD po pengojnë
përfundimin e procesit të numërimit të votave, u kujtojmë
atyre se, me insistimin kushtëzues të lidershipit të Partisë
Socialiste, LSI nuk është pjesë e administrimit zgjedhor,
e KQZ apo e ndonjë
strukture tjetër që
administron rezultatin
zgjedhor",
tha ai. Haxhinasto
shpjegoi se për
shkak qëndrimit
të PS-së, LSI ka
pësuar një dëm të
jashtëzakonshëm
zgjedhor pikërisht
nga pamundësia
për të marrë pjesë
në tryezat e numërimit
të votave
për të menaxhuar
votat e saj.
Sipas tij, qëndrimet
dhe deklarimet
që akuzojnë
LSI-në, nuk mund
të bëhen alibi për humbjen që ka pësuar PS në këto zgjedhje.
"Qëndrime të tilla manipulative dhe të mbushura me
mllef nga ana e lidershipit të PS-së, nuk e ndihmojnë atë të
ndryshojë rezultatin e humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e
28 qershorit", tha kreu i KDK-së. Madje ai u bëri thirrje dy
forcave politike kryesore në vend, PD e PS që të shpallin sa
më parë rezultatin zgjedhor.
"Unë përfitoj nga ky rast t‘u bëj thirrje forcave politike,
kryesisht PS-PD, që marrin pjesë në administrimin e procesit
zgjedhor, të realizojnë sa më parë deklarimin e rezultatit përfundimtar,
për të mos dëmtuar më tej standardet e nevojshme
për zgjedhje të lira e të ndershme", tha ai.
Pasi ka shpallur marrëveshjen qeverisëse me Partinë Demokratike,
Partia Socialiste e ka akuzuar këtë parti se është
bërë palë në makinacionet dhe planet e PD-së për të marrë
mandatin e 9 të Fierit, ndërsa LSI është përgjigjur se nuk të
drejtë vendimmarrje në KQZ dhe shkak për këtë është PS e
cila propozoi një Kod Zgjedhor që e përjashtoi atë nga pjesëmarrja
në strukturat e procesit zgjedhor.