Haxhinasto: Lëvizja me karta indetiteti biometrike, prioritet

Lëvizja vetëm me karta identiteti biometrike në vendet e rajonit, mbetet një prioritet i Shqipërisë. Ka qënë kjo deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto ne takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Kryedoplomati shqiptar nenvizoi se vendi yne do të vazhdojë të jetë një aktor aktiv në realizimin e axhendave të përbashkëta të integrimit Europian. Sipas tij, objektivat e saj përputhen plotësisht me ato të integrimit europian, proces ku janë angazhuar gjithë vendet e rajonit .
Më tej, ai tha se për zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë nevojitet pjesëmarrja e të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Ministri shqiptar u shpreh se Ballkani Perendimor, ndodhet në një fazë të rëndësishme drejt integrimit europian, duke njohur njëkohësisht transformime pozitive, por shtoi se ky proces bashkëpunimi dhe integrimi, duhet të jetë gjithëpërfshirës, si një vlerë e rëndësishme e kësaj nisme rajonale dhe e gjithë bashkëpunimit rajonal.
Në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ai nënvizoi se levizja e lirë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, vetëm me karta identiteti biometrike në vendet e rajonit, mbetet një prioritet i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal.