E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati për Tiranën, pritet padia e PS në Kolegjin Zgjedhor

Mbrëmjen e shkuar, KQZ-ja hodhi poshtë ankimin e PS-së pranë këtij institucioni të depozitar të hënën pasdite.

Kodi zgjedhor parasheh se një parti ose subjekt ka pesë ditë afat për të depozituar në Kolegj kërkesën ankimore, i cili nga ana e tij ka dhjetë ditë kohë për të vendosur për ecurinë e procesit të zgjatur zgjedhor për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Nëse PS-ja pret ditën e fundit për të depozituar ankesën dhe Kolegji ditën e dhjetë për të dhënë vendimin, atëherë fituesi përfundimtar pritet të mësohet pas dy javësh.

Në ankesën e depozituar në KQZ, PS-ja kishte dy kundërshti, e para, kundërshtohej vendimi i KQZ-së të 25 qershorit, që shpalli fitues në Tiranë kandidatin demokrat, Lulzim Basha me 93 vota, ndërsa nga ana tjetër kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë për 284 qendra votimi në kryeqytet. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-29 11:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›