E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters Hapet rruga e rikthimit te Metes ne qeveri

Agjencia

Korrupsioni dhe mangesite ne demokraci kane demtuar rende kerkesen e Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian shkruan ne raportimin e saj nga Tirana agjencia Reuters. Ish- kryeministri shqiptar Ilir Meta nuk u gjet fajtor per akuzen e marrjes se ryshfetit te henen duke hapur rrugen per rikthimin e mundshem te tij ne kabinetin qeveritar ne te cilin partia e tij eshte partner i vogel. Korrupsioni dhe mangesite ne demokraci kane demtuar rende kerkesen e Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian. Gjykata e Larte e pastroi Meten nga akuza per korrupsion ne dy tendere qeveritare. Partia e Metes LSI i ka dhene koalicionit qeveritar te Kryeministrit Sali Berisha shumicen e nevojshme ne Parlament. Meta akuzohej se i kishte thene ish-ministrit te Ekonomise dhe kolegut te partise se tij Dritan Prifti qe te anulonte nje tender te kompanise shteterore Albpetrol dhe te jepte nje koncesion per nje hidrocentral tek nje kompani pavaresisht se ceshtja po rishikohej ne gjykate. Prifti i tha gjykates se ryshfetet 1 milion euro dhe 700 mije euro u ofruan per keto dy raste. Prifti e regjistroi ne menyre sekrete takimin dhe e dorezoi kaseten si prove. Kolegji Penal i Gjykates se Larte vendosi qe te deklaroje te pandehurin Ilir Meta si te pafajshem per akuzen penale te korrupsionit aktiv per shkak se fakti nuk u provua se ekziston - beri te ditur Gjykata ne nje deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›