E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Pushka top te behet Berisha rruga nuk do hapet

Zv.kryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu reagoi ndaj sulmeve te Kryeministrit Berisha. Ai u shpreh se ne diten kur pritej te jepej drejtesia po sulmohet drejtesia nga mazhoranca. Pushka top le te behet z. Kryeminister por rruga nuk do te hapet. Drejtesia dhe institucionet e saj nuk do te hapin krahun si rrjedhoje e asnje forme presioni qofte ky mediatik i drejtperdrejte dhe institucional. Viti 2012 eshte cilesuar si fundi i botes ne menyre artistike nuk do te jete ne te vertete fundi i botes por une di te them qe 2012-a do te jete fundi i kesaj politike kercenuese ndaj institucioneve i kesaj politike qe nuk respekton ligjet e vendit i kesaj politike qe shkel me kater kembe ligjin themeltar te vendit Kushtetuten deklaroi Spahiu. Me tej ai tha se une asnjehere gjate gjithe viteve te ushtrimit te detyres sime nuk e kam shkelur etiken e komunikimit etiken profesionale dhe etiken publike. Ndaj shfrytezoj rastin ti bej thirrje Kryeministrit te vendit tim Kryeministrit te shqiptareve qe te ruaje etiken e komunikimit me publikun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›