Haxhinasto: Ligji i dosjeve, i pazbatueshëm
>LSI, Ligji i lustracionit është goditja më e fundit që kjo mazhorancë i bën ligjishmërisë në vend.
LSI ka reaguar për hyrjen në fuqi të ligjit të dosjeve duke e konsideruar atë si goditjen e fundit të mazhorancës ndaj ligjshmërisë në vend. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se qeveria nuk ka pranuar as fjalën e ndërkombatëreve që janë shprehur kundër këtij ligji. më tej ai tha se, "Kundër këtij ligji tashmë janë shprehur partnerët tanë ndërkombëtarë, Freedom House dhe vetë Këshilli i Evropës i cili është gardiani i standardeve demokratike në kontinentin tonë dhe më gjerë". Sipas Haxhinastos, ligji për dosjet nuk është bërë për t'u zbatuar. "Jo me kot Bashkimi Evropian, ndër kritikat më serioze për Shqipërinë, ka cilësinë e dobët të ligjeve dhe mos-zbatueshmërinë e tij", tha më tej ai. Haxhinasto theksoi se "Ligji ka kompromentuar qëllimin e tij kryesor, qëllim që LSI-ja e ka mbështetur, që konsiston në masat për të çinstaluar trashëgiminë e sistemit të mëparshëm totalitar. Ky objektiv nuk arrihet duke vepruar me mentalitetin totalitarist". Ndër të tjera ai shprehu se, ky ligj është bërë vetëm për tu përdorur në mënyrë selektive nga mazhoranca e sotme si një mjet presioni për të frikësuar e intimiduar prokurorë e gjykatës të cilët po hetojnë aferat korruptive të kësaj qeverie. Ligji ka kompromentuar qëllimin e tij kryesor,-cilësoi Haxhinasto, qëllim që LSI e ka mbështetur, që konsiston në masat për të çinstaluar trashëgiminë e sistemit të mëparshëm totalitar. Më tej ai nënvizoi se, ky objektiv nuk arrihet duke vepruar me mentalitetin totalitarist: se ligjin e zbaton ai që është në pushtet kundër atyre që nuk janë në pushtet. Kushtetutshmëria vendoset me shkelje të kushtetutës, tha Haxhinasto, pasi ilegjitimiteti mund të pastrohet me një iligjitimitet të ri. Padrejtësia e vjetër zgjidhet me një padrejtësi të re. Ky ligj nuk është gjë tjetër veçse pjesë e arsenalit elektoral të Berishës, i cili shpreson se nëpërmjet këtij ligji, nëpërmjet procesit të lëshimit të kartave të identifikimit, problematik që në fillimin e tij, si dhe nëpërmjet borxheve të mëdha që po merr për asfaltet elektorale, do të mashtrojë përsëri shqiptarët për një mandat të ri në vitin 2009. Prandaj, tha Haxhinasto, i bëjmë apel kësaj mazhorance të ndalojë menjëherë tendencat në rritje për cënimin e lirive e të drejtave të shqiptarëve dhe të mos rendojë më tej barrën ekonomike mbi ta, nëpërmjet keqmenaxhimit që po i bën buxhetit të shtetit, nënvizoi ai.