E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i Dosjeve, lojë e Berishës për të marrë nën kontroll sistemin socialist të drejtësisë

>Megjithëse ligji i dosjeve tashmë është miratuar, të dy krahët e politikës janë përfshirë nga paniku. Reagimi i socialistëve, në fakt erdhi si rezultat i spastrimit të institucioneve të drejtësisë nga njerëz që kanë lidhje me të kaluarën e tyre në organet e dhunës të shtetit monist. Duke qenë se Partia Socialiste vazhdon të jetë bijëza e Partisë së Punës, si përsa i përket traditës, por edhe kualiteteve intelektuale të trashëguara nga kjo parti, me ligjin e ri të spiunëve merr goditjen më të rëndë që pas ligjit 24/1, i cili largoi nga puna pjesën më të madhe të administratës së trashëguar nga monizmi. Meqenëse pas vitit 1997 thuajse pjesa dërmuese e sistemit të drejtësisë u katapultua nga njerëz të ardhur nga e kaluara moniste, e lidhur fort me Partinë Socialiste, me ligjin e ri të dosjeve do të ndihet e pafuqishme për të ndikuar në sistemin e drejtësisë. Të gjitha figurat që largohen, megjithëse janë ligjërisht të depolitizuar, janë përfaqësues dhe njerëzit më aktivë në kupolën socialiste. Strategjia e Berishës për miratimin e  ligjit të  spiunëve, nuk ka të bëjë me largimin apo jo nga politika apo nga kandidimi të disa personazheve që në të kaluarën e tyre i kanë shërbyer sistemit me spiunllëqet e tyre, por, me spastrimin e institucioneve të drejtësisë nga njerëzit e Partisë Socialiste. Në akt i gjithë sistemi i drejtësisë është i mbërthyer nga njerëzit e Partisë Socialiste, ku mazhoranca  e tyre ka të kaluar të errët me organet e dhunës së monizmit. Këta njerëz janë specifikisht të inkuadruar në radhët e PS në mënyrë të drejtpërdrejtë apo qoftë edhe underground me të. Është fakt i pamohueshëm q drejtësia shqiptare tashmë është shndërruar në vegël të kësaj partie. Prokuroria, gjykatat dhe shumë institucione të tjera janë shtënë në dorë nga njerëzit e Partisë  Socialiste. Prokuroria e Shqipërisë gjatë gjithë kësaj kohe ka dëshmuar se nuk është në gjendje të marrë në hetim asnjë ish-zyrtar socialist të akuzuar për korrupsion. I njëjti fenomen ndodh edhe me rastin e kreut të PS Edi Rama, i cili megjithëse ka dhjetëra denoncime në prokurori, të gjitha i ka të mbyllura ose të pezulluara nga Prokuroria. Për të mos përgjithësuar vetëm Edi Ramën mund të marrim dhjetëra raste të tjera denoncimesh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucione të tjera të cilat kjo prokurori i ka hedhur në koshin e plehrave. Kështu kemi rastin sakandaloz të Albtelecomit, ku nëndrejtori i asaj kohe Dhimitraq Rafti megjithëse u akuzua nga KLSH nuk u shqyrtua kurrë nga prokuroria. Rasti Majko, i cili shiti tanket e ushtrisë për skrap dhe shpërdoroi   fondet e Ministrisë së Mbrojtjes. Privatizimet e Albtelekomit dhe të hotel Tiranës, apo edhe të klubit sportiv Dinamo. Janë dhjetëra çështje që kanë përfunduar në zyrat e kësaj prokurorie për abuzime dhe korrupsion, të cilat janë shkrirë rrugës nga rrjeti i prokurorëve të lidhur gjenetikisht me PS. Duke qenë se,  kryeministri Berisha gjatë gjithë kësaj kohe e ka parë veten të pambrojtur ndaj sulmeve të prokurorisë, ku për të në mënyrë spektakolare kanë nisur hetimet, rasti më flagrant është ai i Fazllic ku kryeprokurorja nisi hetimin me një telefon, loja e Berishës me dosjet ishte e vetmja mënyrë për të nxjerrë jashtë loje përfundimisht skalionin luftarak të hetuesve të diktaturës në shërbim të PS.  E njëjta histori qëndron edhe me gjykatat shqiptare, ku pjesa kryesore janë të emëruar nga Partia Socialiste gjatë viteve që ajo erdhi në pushtet. Rasti më tipik që PS tregon se ka në kontroll të plotë një pjesë të mirë të gjykatave është edhe bllokimi i partisë së Petro Koçit nga Edi Rama nëpërmjet Fatmir Xhafës,  njeriut të tij më të besuar i cili ka sot kontrollin total mbi gjykatat. Edi Rama nëpërmjet Xhafës, kontrollon sot sistemin e drejtësisë në mënyrë të përkryer, për arsye se emërimet e bëra në kohën e socialistëve kanë qenë pjesë e skemës së kapjes së drejtësisë me njerëz besnikë të sistemit. Duke qenë se Sali Berisha, gjatë gjithë kësaj qeverisje ka vërejtur se ky sistem është totalisht i kapur nga Partia Socialiste dhe ky vetë ka ngelur me ata pak gjyqtarë gjashtëmujorësh që i kanë shpëtuar fshesës së socialistëve, nëpërmjet ligjit të dosjeve vë në kontroll përfundimtar gjykatat dhe prokurorinë, duke u kthyer një rrezik serioz për socialistët. Pra, skema e ligjit të spiunëve në fakt nuk është skemë për të nxjerrë jashtë loje pesë spiunë që duan të kandidojnë për deputetë, por është skemë për të dominuar drejtësinë shqiptare e cila në fakt dominohet nga një pjesë kamikaze e të kaluarës puniste dhe të tashmes socialiste. Nëpërmjet largimit të personelit të lartpërmendur, Sali Berisha lë zbuluar përfundimisht Edi Ramën përballë sistemit të drejtësisë të cilin deri më tash e kishte kontrolluar. Ligji i lustracionit në fakt nuk lë vend për entuziazëm për arsye se nuk ka për qëllim të dënojë të kaluarën komuniste. Ky ligj është arma e Berishës për të fituar zgjedhjet. Përjashtimi i disa eksponentëve socialistë të cilët prekeshin nga nenet e këtij ligji vërteton se Berisha ka bërë kompromis për të lënë të qetë përjetësisht njerëzit që zotërojnë dosjet e së kaluarës së tij.
**************************************************
Gjyqtarët dhe prokurorët që preken nga ligji i lustracionit
 Vladimir Kristo nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Fehmi Avdiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, zëvendëskryetarit dhe kryetarit të Gjykatës së rrethit Fier, e më pas të Gjykatës së rrethit Tiranë.
Kujtim Puto në periudhën 1972-1979 ka ushtruar detyrën këshilltarit ligjor e më pas atë të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër
Gjergji Sauli ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë më parë. Sauli është një prej gjyqtarëve që preket nga hapja e dosjeve për shkak të funksioneve që ka pasur në sistemin socialist.
Vitore Tusha është një tjetër gjyqtare që rrezikon të prekte nga hapja e dosjeve për shkak të funksionit që ajo ka pasur në periudhën e sistemit socialist.
Gjykata e Lartë
Gani Dizdari është një prej Anëtarëve të Gjykatës së Lartë që mund të prekte nga hapja e dosjeve. Dizdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë më 1972. Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë në periudhën 1973-1982
Spiro Spiro i cili është dhe relatori i Kolegjit Penal që do të gjykojë dosjen Durrës- Kukës dhe Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha. Spiro, për shkak të pozicioneve të tija në sistemin paraardhës rrezikon të humbas postin aktual. Ka punuar si ndihmës Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër dhe Shkodër
Besnik Imeraj ka punuar Hetues pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan nga 1977-1986. Nga 1986-1991 ka qenë Drejtor Drejtorie në Hetuesinë e Përgjithshme Tiranë. Gjithashtu nga ligji për pastërtinë e figurave kapen edhe shumë gjyqtar të Gjykatës së Apelit. Një ndër ta është edhe gjyqtari Dalip Bushi. Bushi ka qenë në administratën e gjyqësorit edhe para viteve 90.
Prokurorët që preken nga dosjet
Zamir Shtylla, Arben Kraja, Alush Dragoshi, Kujtim Luli, Bilbil Mete Thoma Jano dhe Kasem Berberi, Xhevat Hana dhe Arben Kraja,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›