Haxhinasto Me 8 maj kapem dy standarde nderkombetare
Zgjedhjet e 8 majit ishin konform standardeve themelore te Bashkimit Europian. Ky eshte pohimi qe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka bere ne takimin e radhes se Keshillit te Perhershem te OSBE-se zhvilluar ne Vjene e ku ai ka mbajtur nje fjale te posacme. Zgjedhjet e fundit te majit kapen standardet themelore te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme sa i perket transparences dhe konkurrueshmerise eshte shprehur zv.kryeministri shqiptar. Ky eshte ndoshta leximi me optimist qe nje zyrtar i qeverise shqiptare i ka bere zgjedhjeve edhe pse termat e perdorur jane huazuar nga raporti i OSBE-ODIHR-it i cili faktikisht nuk perkufizoi per asnje rresht se 8 maji ishte nje proces elektoral i lire dhe i ndershem. Duke lene pas te shkuaren Haxhinasto ka nenvizuar para te pranishmeve se perspektiva e nje reforme zgjedhore kerkon gjitheperfshirje dhe ekspertize te huaj. Qeveria e Shqiperise synon te realizoje nje reforme zgjedhore sipas rekomandimeve te raporteve te viteve 2009 dhe 2011 duke perfshire ekspertizen e Komisionit te Venecias dhe ODIHR-it ka vijuar Haxhinasto. Po keshtu ai ka nenvizuar se ne politiken e jashtme Shqiperia do te mbetet nje aktor kontribuues me rolin e modeluesit ne nje rajon qe vijon te mbetet i trazuar. Po ne kete kontekst ministri i Jashtem ka vleresuar dialogun mbi terma teknike mes Kosoves dhe Serbise i cili vjen ne nje kontekst qe eshte vleresuar si historik nga Haxhinasto. Ministri ka kerkuar edhe ne vijim bashkepunimin e OSBE-se ne ceshtjet e reformave kryesore ne vend duke permendur demilitarizimin pronat etj. Per nje rol te ri te Shqiperise apo intensifikim te tij flet edhe qasja konstante dhe permendja e situates ne Afriken Veriore si dhe miratimi nga ana e Shqiperise i perfshirjes se Libise ne organizate. Nga ana e vet ministri ka sugjeruar qe per vitin 2013 Shqiperia te caktohet si vendi prites per Konferencen e nivelit te Larte mbi Tolerancen dhe Mosdiskriminim. Ne besojme se Shqiperia eshte nje nga vendet qe ploteson keto kritere dhe perfaqeson realisht nje gjetje per organizimin e takimit te radhes tha Haxhinasto.