E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Partite shqiptare po sillen si ne vitin 1915

Interviste Flet ambasadori i OSBE-se Te fillojne dialogun. Ska rendesi se ne cfare formati

Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth ne nje interviste dhene Top Channel kerkoi nisjen sa me pare te dialogut politik mes mazhorances dhe opozites duke kerkuar qe si pike e pare e tij te jete reforma zgjedhore.

Z. ambasador ju keni qene shume aktiv ne sugjerimin e disa propozimeve per reformen e ardhshme te Kodit Zgjedhor. A mund te na thoni dicka me teper se cfare propozoni me saktesisht dhe cfare duhet bere

Partite politike duhet te pergatiten dhe te fillojne dialogun per reformen e Kodit Zgjedhor e cila duhet te nise pa humbur kohe. Te gjithe e degjuam progres-raportin e Komisionit Europian. Shpresojme te kete nje efekt kthjellues por ajo qe veme re ne kete faze eshte se partite duket se nuk po levizin nga llogoret e tyre dhe se jane te pergatitura te rrine ne keto llogore. Kjo nuk eshte e mire. Ato nuk duhet te sillen sikur te ishin ne vitet 1914-1915 por te pergatiten per te ardhmen dhe te fillojne reformat midis te cilave eshte edhe reforma zgjedhore. Rregullorja e Kuvendit do te ishte nje fillim shume i mire dhe ka pasur propozime lidhur me kete. Propozimet kane ardhur edhe nga Partia Socialiste ne formen e nje katalogu i cili eshte i hapur dhe duhet te kontribuoje si baze per ate dialog qe nevojitet vertet per ta pergatitur Shqiperine per te ardhmen per zhvillimin e kesaj shoqerie per stabilizimin e institucioneve demokratike te cilat zakonisht varen nga zgjedhjet e mira. Duhet te shohim zgjedhje edhe me te mira ne te ardhmen. Ne kemi nevoje ti shohim ato populli shqiptar meriton ti shohe.

Cili eshte me saktesisht sugjerimi juaj. fare duhet bere ne kete cast ambasador

Jo hedhje faji por dialog. Palet duhet te fillojne dialogun. Nuk ka rendesi se ne cfare formati. Nuk ka rendesi nese behet ne menyre private apo publike. Zakonisht pergatitjet e mira fillojne privatisht. Gjithashtu duhet te ndertohet besimi. Besimi duhet te zevendesoje mosbesimin dhe ky besim eshte i nevojshem per te ndertuar te ardhmen e Shqiperise. Une kam besim per kete dhe Prezenca e OSBE-se mbetet gjithashtu e gatshme te jape mbeshtetjen. Kam besim se Shqiperia mund te pergatitet per te ardhmen por hapat duhet te ndermerren qe tani ora po ecen dhe kjo vlen edhe per reformen e Kodit Zgjedhor.

Z. ambasador e keni permendur shume here fjalen dialog. Te njejten gje kane bere edhe koleget tuaj Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ambasadori Sequi dhe te tjeret. Por dje pame Kryeministrin e Shqiperise te shante te bertiste dhe te kercenonte nje deputet socialist ne Parlament. A mendoni se eshte kjo rruga qe duhet ndjekur

Rruga e rendesishme qe duhet ndjekur eshte qe palet te bejne dialog per ceshtje konkrete ne vend te debateve te zjarrta. Natyrisht edhe keto debate jane pjese e jetes parlamentare por tani palet duhet ti futen konkretisht punes te kene mendime te qarta te peshuara mire te paraqesin drafte te mirefillta dhe pastaj te kalojne te vendimmarrja. Kuvendi ka rifilluar punen prej pak me shume se kater javesh por deri tani nuk ka pasur ndonje arritje te rendesishme. Duket sikur kjo kohe nuk eshte perdorur si duhet. Kjo kohe duhet perdorur per tu pergatitur per dialog per ndertimin e besimit per punen mbi projektligjet perfshire dhe duke filluar nga reforma e Kodit Zgjedhor qe ne do te donim ta shihnim se shpejti.

Nese dialogu qe kerkoni nuk do te ndodhe ne ditet apo javet e ardhshme cilat do te jene hapat qe komuniteti nderkombetar do te ndermarre per te realizuar kete dialog

Ajo qe duhet te kemi gjithnje parasysh eshte se shpejtesia e zhvillimit eshte ne doren e shqiptareve. Ne mund te japim keshilla jemi te gatshem te japim keshilla kemi edhe durimin per te dhene keshilla. Mbetet te shihet sa i duruar eshte populli shqiptar me ate qe po ndodh ne skenen politike. Ne do te donim te shihnim hapa me te shpejte. Njerezit e meritojne vendi e meriton dhe kjo do ti sherbeje edhe perparimit dhe sigurise ne rajon.

Marre nga Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›