E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Brenda dhjetorit te mbyllet reforma zgjedhore

Qendrimi Kreu i PDIU-se i kerkon mazhorances dhe opozites te mbyllin ngercin

Kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi deklaroi se brenda dhjetorit forcat politike duhet te permbyllin te gjitha procedurat per reformen zgjedhore por edhe per plotesimin e vendeve bosh ne sistemin gjyqesor. Ai tha gjithashtu se duhet kapercyer ngerci politik per permbushjen e rekomandimeve te Bashkimit Europian. Progres-raporti eshte nje diagnoze mjekesore e semundjeve tona te brendshme politike. shte e pafalshme pra qe klasa jone politike nuk po e arrin objektivin e integrimit per shkak te mungeses se nje detante politike pozite-opozite dhe mungeses se dialogut dhe per shkak te bojkotit. Ne i bejme thirrje forcave politike kryesore qe deri ne dhjetor ne emer te kombit ne emer te interesave te medha te tij te ulemi e te miratojme nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese te plotesojne institucionet e larta te gjyqesorit me anetare dhe te nisin seriozisht te mendojne per tu perballur me rekomandimet e tjera te progres-raportit tha kreu i PDIU. Idrizi theksoi me tej se negociatat jane thelbi i politikes dhe jo konfliktualiteti i ashper. Integrimi europian i vendit eshte gjithashtu nje objektiv strategjik eshte nje interes kombetar dhe ngadalesimi apo prapesimi i ritmeve te tij eshte nje cenim i ketij interesi. Sot per fat te keq Shqiperia eshte ne grup-vendet e fundit prapa Serbise. Te jesh nder shtetet e fundit ne proceset integruese do te thote te cenosh interesin kombetar mireqenien dhe te ardhmen e shqiptareve. Megjithate progres-raporti ka dy lajme shpresedhenese Hapjen e negociatave me Kosoven per liberalizimin e vizave dhe mundesine qe nese deri ne dhjetor do te kemi perparime Keshilli Europian mund te vendose marrjen e statusit te vendit kandidat tha kreu i PDIU-se. Per kreun e kesaj partie progres-raporti i Komisionit Europian eshte fotografia me profesionale me e qarte e zhvillimeve tona te brendshme. Kjo fotografi perftohet nga angazhimi i dhjetera specialisteve europiane ne kuader te delegacionit europian ne Tirane dhe per kete arsye ai duhet te merret seriozisht tani e tutje. Progres-raporti nuk eshte si i tille nje dokument i politikes sone te jashtme por perkundrazi nje vleresim i politikes sone te brendshme theksoi Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›