Levizja e lire drejt BE-se nis me 15 dhjetor
Qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines prej 15 dhjetorit do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e zones se Shengenit. Keshtu shkruan gazeta boshnjake Nezavisne Novine kjo nga burime diplomatike prane Komisionit Evropian ne Bruksel. Ne rast se Keshilli i BE-se do te miratoje vendimin me 8 nentor sipas Marreveshjes se Lisbones ky vendim duhet te vertetohet nga Keshilli dhe Parlamenti Evropian qe pritet te ndodhe deri me 24 nentor. Vendimi me pas publikohet ne gazeten zyrtare me 14 dhjetor dhe ne fuqi hyn menjehere diten e neserme - ka bere te ditur zyrtari i larte evropian per gazeten Nezavisne Novine.
Sipas medieve boshnjake nje nga shqetesimet e fundit te vendeve anetare te BE-se eshte vala e azilkerkuesve dhe se nje shqetesim i tille nderlidhet edhe me heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Ne jemi te bindur se keto dy vende kane ndermarre te gjitha masat qe te mos ndodhe fluksi i azilkerkuesve dhe kjo na shton besimin se jemi ne rrugen e duhur - ka theksuar zyrtari evropian.