E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha rrugët kombëtare me koncesion

Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të mirëmbajtur sistemin tonë rrugor kombëtar. 

"Do të jenë tarifa minimale që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve", deklaroi Olldashi për mediat. Tashmë, Ministria e Transporteve ka çelur tenderin për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, ku në garë janë pesë kompani të huaja. Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars 2012, datë pas së cilës do të dorëzohen dhe shqyrtohen ofertat ekonomike.

Koncesionari do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, tunelit të Thirrës, funksionimin e një sistemi të hapur tarifash, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat, punimet shtesë për mirëmbajtjen e skarpatave dhe masa mbrojtëse për përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Në strategjinë e Transportit 2008-2013 rrjeti kombëtar rrugor në Shqipëri është rreth 18,000 km i gjatë duke përfshirë 3636 km rrugë rrugë kombëtare, 10,500 km rrugë ndër urbane dhe pjesa tjetër prej 4000 km është nën juridiksionin e njësive të pavarura, ndërmarrjeve ose firmave. Rrjeti kryesor rrugor është rreth 1138 km i gjatë me nëntë lidhje kryesore që përbëjnë rrjetin bazë. Rrjeti dytësor është 1998 km i gjatë. /Start/

                                                                                             2012-03-02 15:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›