Sarkozi detyrohet nga turma të fshihet në një bar (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=G5NApFZEePU
Presidenti i Francës Nikola Sarkozi është detyruar që të fshihet në një bar pa turma që kërkonte të largonte. Sarkozi i cili rikandidaton për një mandat të dytë për president ndodhej për fushatë në një qytet bask, Bayonne.
Vezë dhe gurë janë hedhur në drejtim të kokës së kreut të shtetit. Punonjësit e sigurisë kanë hapur çadra dhe më pas e kanë futur Sarkozinë në një lokal, ku ka qëndruar për më shumë se një orë deri sa policia shpërndau protestuesit.
Protestuesit duke thirrur që ai të jepte dorëheqjen. Pasi u largua nga qyteti, Sarkozi i quajti ato që iu krekosen huliganë.
Shumë nga protestuesit ishin separatistë baskë të cilët nuk pajohen me shumë liqe të miratuara në Paris.
Këtu jemi në Francë, në territorin e Republikës së Francës. Presidenti i Republikës së Francës do të shkojë duko që dëshiron edhe pse kjo nuk i pëlqen minoritetit ngatërrestar, është shprehur Sarkozi.
Sondazhet tregojnë se Sarkozi është presidenti më i papëlqyer në të gjithë historinë moderne të Francës. Humbja e tij në zgjedhje është thuajse e sigurtë përballë kandidatit Francois Hollande. /F.Stafa/