E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama "kërcënon" me mosnjohje të zgjedhjeve

Kreu i PS-së, Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se PS-ja nuk do lejojë grabitjen e mandatit të nëntë në qarkun e Fierit. "Berisha të heqë dorë nga grabitja e mandatit të nëntë të PS-së në Fier, ose në të kundërt PS-ja nuk do njohë zgjedhjet", tha ai. Sipas Ramës, ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe se rezultati ka deformime. "Ndaj ne do bëjmë gjithçka për të provuar këtë", theksoi ai. Rama deklaroi se "Berishës duhet t'i vijë turp për masat që po merr në qarqet që ka fituar PS-ja duke larguar njerëz nga puna ende pa dalë rezultati". Sipas tij, me këto rrugë për Berishën dhe Metën do jetë e pamundur që t'u japin shqiptarëve atë që meritojnë. "Do jetë e pamundur që të realizojnë ato që janë në themelin e kësaj marrëveshje të pistë", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›