Xhuveli: Përshëndes koalicionin PD-LSI
Partia Agrare Ambientaliste përshëndeti sot koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkëqeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme. Kryetari i kësaj partie, Lufter Xhuveli tha në një konferencë për shtyp se realiteti politik, i krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ka diktuar nevojën e një koalicioni të ri, me bazë më të gjerë. Sipas tij kjo u konfirmua me ftesën që Kryeministri Sali Berisha i bëri LSI-së dhe pranimit të saj nga kryetari i kësaj force, Ilir Meta, për të qeverisur me koalicion të përbashkët me PD-në.
Duke shprehur bindjen se kjo është zgjidhja më e mirë në vazhdimin e reformave dhe për të ecur me ritme të shpejta në rrugën e integrimit europian, Xhuveli tha se arritja e marrëveshjes PD-LSI është një hap pozitiv në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare.