Haxhinasto Nuk ka shendetesi falas
“Shëndetësia falas” ka qenë një nga premtimet më të mëdha të socialistëve gjatë fushatës elektorale. Por është Edmon Haxhinasto i LSI-së që ka zbritur kushërinjtë e PS-së me këmbë në tokë, duke deklaruar se shëndetësia do të vazhdojë të financohet me taksat e shqiptarëve.
Falas ka vetëm emrin!
Ndryshe nga sa premtojnë aleatët e tij të PS-së, Edmond Haxhinasto i LSI-së, sqaron se shëndetësinë, në fakt, do të vazhdojmë ta paguajmë të gjithë.
Haxhinasto që kryeson grupin e punës së LSI në hartimin e një programi të përbashkët për 300 ditët e para të qeverisjes me socialistët, tregon ky ndahen dy aleatët e koalicionit të majtë për shëndetësinë.
Dy qëndrimet, sipas anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të konvergohen, për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.